Ish-kryeministri Berisha ka ndarë me qytetarët një video në Facebook, të marrë nga fushata elektorale e Safet Gjicit në rrethin e Kukësit, i cili kandidon me siglën e PS-së.
Në video dëgjohet një qytetar i cili po qan hallet e tij. Ai ia thotë troç mes të pranishmëve Gjicit, se ai nuk e di se çfarë është fukarallëku. Por kjo situatë nuk i ka shpëtuar Safet Gjicit, ku i drejtohet qytetarit se ka ardhur në takim për të marrë para për votën, por që sipas tij, këtë radhë nuk do të kishte shpërndarje lekësh.
Statusi i Berishës
Degjoni biseden publike per blerje votash te Safet Gjicit, i cili thote se kete vit nuk do blejme me!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital se si mafiozi Gjici bleu mijra e mijra vota ne Kamez! sb
Pershendetje Zoti Berisha!
Jam nji qytetar qe kam votuar per safet gjicin dhe kam marr pjese ne grupin e tij zgjedhor 2015.
Para disa kohesh ke nxjerr nji video per blerjen e votave ne kamez per zgjedhjet lokale 2015!
Eshte ajo historia e bllokimit te kartave te identitetit te votuesve te djathte… Jan bllokuar mbi 5 mije karta identiteti dhe per cdo kart jan paguar 50 mije lek. Ka qen lidhje direkte me zyren e ministrise se brendshme per verifikimin e kartave me ndihmen e motres se taulant balles dhe direkt Taulant Balles. Nqs behen disa verifikime shum te vogla do te vertetohet shum thjesht…
Safet Gjici sot esht kandidat per bashkin kukes. Vllai i safetit, Ladi, ka qen drejtuesi kryesor dhe ideja e atij qe te blej kartat e votuesve te djathte qe njihen ne zonen e kamzes. Te lutem verifikoj keto zoti berisha. Respekte.