Kuriozitete

VIDEO/ Çudira nga policët nëpër botë, martesë e rreme për të kapur trafikantët e drogës

               Publikuar në : 14:15 - 08/02/19 S.N

Në vitin 2004, qeveria në Gjeorgji shkarkoi 30.000 oficerë policie për shkak të korrupsionit. Nga atëherë krimi në Gjeorgji ka pësuar rënie, dhe besimi i publikut tek forcat e rendit, është rritur shumë.

Në Norvegji duhen 3 vite të arsimit të lartë, për t’u bërë një oficer policie. Trajnimi zhvillohet në një qendër universitare, dhe secili i diplomuar merr një diplomë bachelor në “Studimet e Policisë”.

Në Detroit të SHBA-së, qytetarët duhet të presin mesatarisht 58 minuta që policia t’i përgjigjet një telefonate, në krahasim 11 minuta që është mesatarja në SHBA. Kjo ndodh pasi shumica e stacioneve policore atje janë të mbyllura për publikun për 16 orë në ditë.

Policët në Holandë, mbajnë gjithmonë në makinë e tyre një arush pellushi, në rast se ndodh diçka që shkakton shqetësim tek një fëmijë.

Në vitin 1990, një departament policor në Miçigan, SHBA, organizoi një martesë të rreme, me policë të maskuar si nusja dhe dhëndri. Ata ftuan në ceremoni trafikantët lokalë të drogës, të cilët sapo nisi ceremonia, u arrestuan.

Në vitin 2009, një polic në Nju Jork u mbyll në një spital psikiatrik nga kolegët e tij, për shkak të publikimit të disa bisedave, që tregonin se ata kishin kryer shumë arrestime të gabuara.

Policia finlandeze, është detyruar të qëllojë vetëm mbi 4 persona gjatë 25 viteve të fundit./ Tirana Today

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT