E mërkurë, 26 Janar, 2022
7.5 C
Tirana

(Video) Çmimet e fruta-perimeve futin në konflikt qytetarët me tregtarët

Të blesh produkte si patëllxhani, kungulli e deri te qepët për shumë nga qytetarët shpesh është e pamundur. Ata ankohen për çmimet shumë të larta të fruta-perimeve. Ku shtresa më e prekur janë pensionistët, të cilët thonë për Tirana Today se ndonjëherë kanë vështirësi të blejnë edhe produktet bazike.

“Po pate lekë i blen të gjitha, nëse nuk ke lekë nuk blen dot asgjë. Janë shumë të larta çmimet, ça të bëjmë sa të kemi do të hamë.”

“I shohim me sy e nuk i blejmë dot. Nuk ka produkte të lira, të gjitha janë shumë të shtrenjta. Dalim të ecim kot, se tavolinën nuk e mbushim dot.”

“Kur është dhe qepa e shtrenjtë, ça pret më ti. Ishte si ishte koha e Enverit, por të gjitha ishin barazim. Kurse tani jemi duke ngordhur, po hapim sytë.”

“Tani sapo bleva një kokë lulelakër dhe ishte 150 lekë të reja kilja. Hajde se patëllxhanin për shembull po e justifikojmë duke thënë që nuk është e stinës. Por, lulelakra është e stinës. Me aq pension sa marrim ne ku do të shkojmë, rrimë duke parë.”

Ndërkohë tregtarët shprehen se produktet çmimet e të cilave janë të shtrenjta, janë ato të cilat nuk kanë sezonin. Ata thonë për Tirana Today se janë të detyruar të luhatin çmimet e fruta-perimeve në varësi të tregut. Sipas tyre produktet vendase janë të lira, ndërkohë që “fajësojnë” rritjen e çmimeve për produktet e importuara.

“Pse janë çmimet e larta, çmimet janë normale. Të gjitha çmimet i keni të ulëta, ku ke çmime të larta?! Vetëm produkte si domatja, trangulli apo speci  që janë pak të shtrenjta. Ato shiten rreth 250 lekë të reja. Speci, patëllxhani, kungulli dhe domatja që vijnë nga eksporti janë shumë të shtrenjta. Varion nga 200 në 180 lekë. Kurse, prodhimi i vendit është shumë i lirë.”

“Nëse prodhimi është i pakët edhe çmimi është i lartë. Lëviz çmimi me 50 lekë të reja për një ditë. Dhe po të njëjtët klientë që vijnë e marrin çdo ditë me çmime ndryshe, shpesh më vënë në vështirësi. Kjo sepse duket sikur është faji im që rriten, por në të vërtetë lidhet me  mungesën e produktit. Në këtë periudhë produktet më të shtrenjta janë ato që vijnë nga jashtë, patëllxhani, kungulli, pomodorinit etj. Këto janë jo të shtrenjta, por shumë të shtrenjta.”/ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zgjedhjet/Celibashi apel qytetarëve: Kontrolloni vlefshmërinë e ID

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, apelon ndaj qytetarëve të cilët kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të...

Pastrim parash/Gjykata merr vendimin për shoferin dhe kunatin e Rezart Taçit

Gjykata ka marrë vendimin ndaj kunatit dhe shoferit të Rezart Taçit, të cilët akuzohen për pastrim të 18 milionë eurove. Artur Balla dhe Bledar Lilo,...

Pas arrestimit të Lefter Kokës, dy biznesmenët e njohur në kërkim ndërkombëtar

Policia e Shtetit, me kërkesë të SPAK, ka vendosur shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Stela Gugallja dhe Klodian Zotos. Ata vijojnë të jenë në...

Kur FSHF e ka shndërruar futbollin në një garë të trukuar kuajsh

Nga: Plator Nesturi Debati i ditëve të fundit si rrallë herë nuk ka qenë politika, por futbolli. Jo futbolli i sportdashësve dhe i stadiumeve, por...

Rigjen prindërit pas 17 vitesh por e braktisën sërish, adoleshenti vret veten

Një adoleshent kinez, i cili u shit nga prindërit e tij kur ishte foshnje, i ka dhënë fund jetës pasi ishte refuzuar për herë...