E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

Video/ Çfarë ndodh në Sllovaki-Spanjë: Portieri e fut vetë topin në portë

Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të grupit E. Spanja ka mundur me rezultatin e pastër 0-2 Sllovakinë. Skuadra spanjolle nuk shfrytëzoi një rast në minutën e 12-të, nga pika e bardhë e penalltisë.

Pasi arbitri fillimisht akordoi faull për Sllovakinë, më pas i thërritur nga VAR, në monitor vendosi se ishte faull ndaj Koke dhe akordoi 11-të metërsh. Nga pika e bardhë, Morata nuk arriti t’i jepte avantazhin Spanjës, teksa portieri sllovak Dubvraka kreu një superpritje.

 

Por, në minutën e 30-të, Spanja gjeti epërsinë falë një autogoli qesharak, që rrallë mund të na e shohin sytë. Topi i goditur nga Sarabia, preku traun e portës dhe u ngrit shumë lart. Portieri Dubravka bën një veprim totalisht amatori, teksa në tentativë për ta dërguar në goditje këndi, topin e fut në portën e tij.

 

Në fund të pjesës së parë është Laporte ai që godet dhe shënon rrjetën e dytë për i berikët e Luis Enriques. Sërish dalje e pastudjuar e portierit Dubravka.

Në ndeshjen tjetër, Suedisë iu deshën vetëm dy minuta që të kalonte në avantazh ndaj Polonisë. Mesfushori Forsberg përfitoi nga një përgjumë të mbrojtes polake, duke shënuar golin që mund ta kualifikojë Suedinë si të parën në grup.

 

Standings provided by SofaScore LiveScore

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...