Nuk kanë fund tensionet midis forcave politike, teksa na ndajnë vetëm 3 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë bllokuar një mjet në Maqellarë, me pretendimin se personat që ndodheshin brenda tij, po shpërndanin para në këmbim të votave.
Sipas tyre, paratë do të shpërndahen tek qytetarët për t’u marrë më pas votën në zgjedhjet e së dielës.
Personat që ndodhen brenda në mjet kanë kundërshtuar kontrollin dhe mes palëve ka nisur përplasja fizike. Paraprakisht, mësohet se bëhet fjalë për dy punonjësit e Bashkisë së Bulqizës, Denis Gjoli dhe Albjon Ceku.
Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga drejtuesi politik i PD në Dibër, Xhelal Mziu, mbështetësit kanë rrethuar mjetin, ndërsa po presin që në zonë të mbërrijë edhe Policia.