Maurizio Sarri është vënë në shënjestër të Juventusit, për të marrë drejtimin e bardhezinjve për sezonin e ri. Ambienti te Chlesea me të cilët fitoi edhe Europa League një natë më parë nuk ka qenë asnjëherë i dashur dhe për këtë arsye ai mund të largohet.
Numri një i Juventusit, presidenti Andrea Agnelli, ishte në Baku duke mbuluar rolin e funksionarit të UEFA-s, qëndroi në hotelin ku ishte akomoduar edhe Chelsea. Sipas “Tuttosport” dhe “The Sun”, palët janë takuar aty.
Fali Ramadani, agjent dhe ndërmjetës i Sarrit, ka udhëtuar sot në Londër për të biseduar me Marina Granovskaia, që është edhe krahu i djathtë i Roman Abramovich, i cili në Angli nuk mund të hyjë, pasi i kanë refuzuar lejen e punës.
Por, ka një tjetër detaj, një video që po bën xhiron e botës. Pas finales së Europa League, Chelsea-Arsenal 4-1, duket Lichtsteiner, që i afrohet Sarrit (imazhet: OndaCero) në fund të ndeshjes dhe ish-mbrojtësi i Juventusit, duket sikur i thotë “shumë para” dhe përdor edhe fjalën “Juventus”.
Video bën xhiron e botës, Lichtsteiner-Sarrit: Të japin shumë para on Vidnews.
Ndërkohë, Sarri duket sikur thotë “Nuk e di, të shpresojmë!”.