Gazetari Arjan Çani duket se i ka plotësuar ëndrrën e kësaj fushate elektorale Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, duke i dhuruar një timon.
“Të marr drejtimin e timonit”, është fraza më e përdorur nga Rama gjatë ditëve të fundit, i cili nënkupton marrjen e qeverisë i vetëm.
Edhe pse kreu i Shtetit nuk është i pajisur me leje drejtimi, ai vazhdon të këmbëngulë te kjo shprehje, ku jo në pak raste, ka pasur replika me rivalët e tij politik.
Momenti i dhurimit të timonit është shoqëruar me batuta nga të dyja palët, teksa Rama e pranoi me kënaqësi dhuratën, duke deklaruar edhe faktin që ai vetë nuk di të ngasë makinën në të vërtetë.