Kuriozitete

Video/ Arinj polarë të uritur rrethojnë fshatrat rusë në Arktik, por ligji ndalon armët

               Publikuar në : 13:18 - 11/02/19 S.N

Arkipelagu Nova Zemilja në arktikun e Rusisë ka shpallur emergjencën pasi arinjtë polarë janë duke rrezikuar jetën e banorëve. Grabitqarët kërkojnë ushqim dhe janë përhapur në oborret e shkollave dhe shtëpive, duke bërë kështu që prindërit të tregohen më të kujdesshëm me fëmijët e tyre. Banorët në fshatin Belushya Guba numëruan një trumbë të uritur prej 52 arinjsh, të cilët kanë frikësuar dhe trazuar jetën e tyre. Kreu i administratës lokale, Zigansha Musin, ka thënë se që prej vitit 1983 në këtë zonë nuk është parë një masë kaq të madhe të arinjve polarë.

Arinjtë e bardhë ushqehen kryesisht me fokat e detit, por shpesh sulmojnë edhe vendasit duke u shkaktuar plagë e rrezikuar jetën. Në rastet më fatale janë shënuar edhe viktima.

Banorët i kanë kërkuar administratës që të lejojë përdorimin e armëve kundër arinjve më të rrezikshëm, por këto krijesa që janë në rrezik për zhdukjeje, mbrohen me ligj.

Për këtë shkak, mbikëqyrësit kombëtar të mbrojtjes së natyrës i është dhënë detyrë të dërgojë një ekip specialistësh për të mbajtur nën kontroll problemin, por pa dhunë të panevojshme.

Russia Today/ Përgatiti dhe përktheu: Tirana Today

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT