Shpikja e fundit

VIDEO/ Amerikanët realizojnë ëndrrën e madhe të njeriut: të fluturojë

               Publikuar në : 13:49 - 04/01/19 S.N

Amerikanët realizojnë ëndrrën e madhe të njeriut: të fluturojë. Kompania “JetPack Aviation” me qendër në Los Anxhelos, Kaliforni, ka mundur të prodhojë prototipat e parë të pajisjeve reaktive që bëjnë realitet këtë ëndërr të madhe.

Fluturimi i njeriut me anë të një pajisjeje të montuar në trupin e tij ka qenë një dëshirë e madhe e lindur qysh në vitet’60 të shekullit të shkuar. Prototipat e parë u prodhuan pikërisht në këtë kohë. Madje një prej tyre u përfshi edhe në një episod të ciklit të filmave artistikë britanikë “Agjenti 007”.

Porse është dashur më shumë se gjysmë shekulli që teknologjia të përmirësohet duke nxjerrë në dritë prototipat e parë të sigurt. Problemi i lindur qysh në fillesat e kësaj tentative, ishte se karburanti harxhohej në pak sekonda dhe fluturimi zgjaste vetëm disa dhjetëra metra.

Porse pajisjet e reja, të sapotestuara të “JetPack Aviation” janë pothuaj pranë perfeksionit. Ato mund të ndihmojnë një njeri të fluturojë me siguri maksimale në një distancë të konsiderueshme. /TIRANA TODAY

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT