Një autobus i linjës së Yzberishtit në kryeqytet është përplasur me një objekt anës rrugës. Ende nuk ka informacione nëse nga kjo përplasje ka të lënduar, e ndërsa dëmet që i ka shkaktuar godinës janë të mëdha.
Aksidenti ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në rrugën “Tre Dëshmorët”, e ndërsa pamjet flasin vetë. Autobusi ka shkatërruar banesën, e ndërsa një mjet tjetër ka pësuar dëmtime.
Po kështu, ende nuk ka informacione zyrtare nëse drejtuesi i urbanit është shoqëruar në komisariat, ndërsa nga aksidenti është shkaktuar një kaos, duke bllokuar kalimin e mjeteve.
Ky është aksidenti i dytë brenda një harku të shkurtër kohor, teksa pak ditë më parë u përplas një tjetër autobus i linjës urbane.