E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

VIDEO/Arbri dhe Balina, jashtë kornizave të “Big Brother Albania VIP”

Opinionistët e “Big Brother Albania VIP”, Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku kanë qenë të ftuar sot në “Wake Up”, ku folën për ftesën në këtë spektakël.

Arbri u prononcua për këtë eksperiencë të re, ndërsa tregoi për kohën që mori deri në pranimin e ftesës nga “Vëllai i Madh”. Balina tha se ishte një nga eksperiencat e reja, ndërsa pohoi se aktualisht është në ujërat e përshtatjes me gjënë e re.

E ndërsa Arbri tha se vendimi ka ardhur në një kohë të shpejtë, duke dhënë aprovimin për një impenjim të ri. “Ka qenë edhe një nga arsyet e mia, të bëja diçka më ndryshe. Për një kohë të gjatë, kam qenë brenda një pune siç është “Fundjava Ndryshe”. Ka pasur gjithmonë ngarkesat e veta, sidomos psikologjike. Ftesa e Big-ut erdhi në momentin e duhur për mua”, u shpreh themeluesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari.

Nga “Fundjavë Ndryshe”, tani ke kaluar te ditë-javë ndryshe

“Kjo Fundjava Ndryshe” ka kohë që ka kaluar ditë-ndryshe. Mban emrin “Fundjavë Ndryshe”, por pranova ftesën, nuk ishte e lehtë”.

Sa zgjati kokëfortësia jote, dilema për ti thënë PO?

“Jam një njeri që vendimet e mia i marr shpejtë. Ka zgjatur dy orë që nga momenti që mora ftesën. Në fillim e mora pak çuditshëm, se kur e shikoja veten nga jashtë se brenda një pune aq të gjatë, se s’jam marrë kurrë me asgjë tjetër. Pastaj filloi të më pëlqej vetja ndryshe. Fundjava ka krijuar një sistem. Unë e drejtoj atë organizatë, që funksionon edhe kur unë shkëputem”.

E ndërsa Balina rrëfeu se personi i parë që telefonoi ishte drejtori i bankës ku punon, për të marrë aprovimin. Ajo u shpreh se nuk është punë e vështirë, por duhet të jenë korrekt që të mos gjykojnë asnjë prej banorëve VIP, që janë të izoluar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

E keni ndjerë kiminë?

Hajdari: Njiheshim më parë për 2-3 projekte sociale. Unë mendoj se kemi shkuar mirë edhe më parë.

Balina: Mua mu bë qejfi kur pashë që ishte Arbri. Të parit që i kam shkruar ka qenë drejtori në bankë. Ishte dhe një shpresë për të shkarkuar përgjegjësinë time. Nëse do më thoshte jo, do isha më komode.

Arbër Hajdari u ndal edhe tek kritikat lidhur me veshjen e tij, për të cilën u lakua në mediat rozë.

“Për mua njerëzit janë ndarë në dy kampe. Përveç atyre njerëzve që u morën ditën e parë me xhaketën time. U morën; jo po nxorën vlerën, jo po bënte një mijë dollarë. Unë se kam idenë fare se janë rrobat e një agjensie që bashkëpunon “Top Channel”.  Që në fillim nuk jam marrë me këtë punë, sepse janë 30 emisione. Duhet me pas 30 kostume. Njerëzit janë ndarë me dy fronte, nje pjesë që nuk e kanë pritur që Arbri të jetë pjesë e këtij spektakli. Është edhe një grup njerëzish që shajnë edhe lulet. Një grup komentuesish që shajnë nga mëngjesi në darkë”.

I pyetur nëse ishte disi i përgatitur, Abri tha se “reagimi ishte afërsisht ku 90 përqind e njerëzve kanë reaguar mirë. Mendoj se është një gjë pozitive përfshirja në këtë spektakël”.

E ndërsa sa i takon imitimit në “Portokalli”, opinionisti i “Big Brother” dha vlerësimet maksimale për aktorin Rezart Veleshnja. “Mua më pëlqeu, bravo Rezit. Jam i vlerësuar dhe i them të lumtë. Ishte shumë e bukur, më pëlqeu”.

Balina tha se e kishte humbur atë shfaqje, por e kishte marrë vesh herët në mëngjes nga rrjetet sociale. “E mora vesh në mëngjes. E humba imitimin. Nga një story që kishte nxjerrë Arbana”.

Dy opinionistët, Abri dhe Balina dhanë edhe emrat e personazheve që i mendojnë për momentin si të fortë.

Balina- Donaldi, Iliri

Arbri- Iliri, Fifi, Donaldi /TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...