VIDEO/220 takime dhe 4 fejesa të dështuara, ish-modelja martohet me qenin e saj

Në kohët moderne, njeriu i zemrës mund të mos jetë një burrë apo grua, por qeni i shtëpisë. 49-vjeçarja Elizabeth Hoad, shokoi Britaninë verën e vitit 2019, kur u martua me qenin e saj Logan.

Ish-modelja e njohur, pjesëmarrëse në disa emisione të njohura televizive, kishte 13 vite që ishte zyrtarisht beqare. Hoad tha se mori këtë vendim, pasi ishte shumë e zhgënjyer nga meshkujt.

Në jetën e saj, ajo llogarit 220 takime dhe 4 fejesa që nuk përfunduan dot në martesë. Elizabeth shprehet e bindur se një grua nuk ka nevojë për një burrë në jetën e saj, që të jetë e lumtur.

Martesa me qenin po shndërrohet në një tendencë në Perëndim. Ndërkohë në Indi, ajo është një praktikë e vjetër.

Në vitin 2014, Magli Munda, asokohe 18-vjeçe, u urdhërua nga pleqtë e fshatit të martohej me një qen. Ata mendonin se martesa e saj në atë moment me një burrë, do t’i sillte fatkeqësi në familje.

Por martesa me një qen mund t’i ndryshonte gjërat, duke e transferuar shpirtin e keq nga vajza tek qeni.

                                           TIRANA TODAY