Komisioneri Publik apelon në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për konfirmimin në detyrë të kryeprokurorit të Krujës Petrit Çano dhe Kreut të Gjykatës Administrative të Gjirokastrës Ramiz Lala.
Nga informacionet paraprake, mësohet se IKP-ja pretendon se dy funksionarët e lartë të drejtësisë nuk kanë paraqitur prova të mjaftueshme për t’u konfirmuar në detyrë.
Kujtojmë se në 19 korrik, Petrit Çano u vlerësua pozitivisht nga KPK-ja, ndërsa një javë më vonë vlerësoi të sakta verifikimet për Ramiz Lalën.