Ditën e sotme në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, ka kryer vetëvrasje zëvendës shefi i një prej departamenteve të Shërbimit të Sigurisë Federale (FSO), që njihet si shërbimi që ruan presidentin rus, Vladimir Putin.
Kjo është vetëvrasja e dytë brenda muajit në FSO, çka sjell edhe më tepër dyshimet, kur dihet që në këtë njësi pranohen personat më të përgatitur.
Sipas mediave ruse, trupi i nënkolonelit u gjet në rrugën Tsandera në Moskë. Në fund të nëntorit, një tjetër oficer, Mikhail Zakharov qëlloi veten me armë zjarri gjatë shërbimit të tij.
Kolegët e Zakharovit e lidhën vetëvrasjen e tij me kushtet e këqija të punës, rritjen e orarit të punës dhe indiferencën e Gardës ndaj të punonjësve.
Kjo është vetëvrasja e dytë brenda muajit në FSO, çka sjell tepër dyshime se çfarë është duke ndodhur në Kremlin.