Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese vendimin e Thaçit

Mediat në Kosovë raportojnë se Lëvizja Vetëvendosje është duke dërguar në Gjykatën Kushtetuese, vendimin e presidentit Hashim Thaçi për dekretim të Avdullah Hotit për kryeministër.

Këtë e ka konfirmuar ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Pas dorëzimit, deputetë të kësaj partie, do të prononcohen për mediat në lidhje me këtë akt.