E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Vetëm vaksinat nuk mjaftojnë për të mposhtur Covid-19

Nga: Sam Fazeli “Bloomberg”

Vaksinat janë një mjet thelbësor në luftën kundër pandemisë së Covid-19. Prandaj është një lajm i shkëlqyeshëm, fakti që Britania e Madhe u bë të martën vendi i parë që filloi vaksinimin masiv të popullatës, duke përdorur një vaksinë të re zhvilluar nga konsorciumi Pfizer Inc.& BioNTech SE.

Kjo vaksinë, dhe një tjetër e zhvilluar nga amerikania Moderna Inc., kanë gjasa të marrin shpejt aprovimin dhe në SHBA, dhe pas kësaj nis shpërndarja në masë e një sasie të madhe vaksinash. Por edhe nëse janë aq efektive në botën reale sa duken në provat klinike, vaksinat nuk mund ta ndryshojnë dot brenda natës rrjedhën e pandemisë, dhe mund të mos jenë në gjendje të ndalin plotësisht përhapjen e koronavirusit.

Prandaj ne kemi nevojë për hapa të tjerë. Do të duhen muaj të tërë që vaksinat Covid-19 të arrijnë tek një përqindje mjaft e madhe të popullsisë, për të krijuar të famshmin “imunitet të tufës”. Dhe ky skenar supozon se ato do të kenë një besim të lartë tek publiku, dhe që fushata e vaksinimit të eci normalisht.

Prodhimi i dozave të mjaftueshme, mund të mos jetë dhe aq i lehtë sa sugjerojnë marrëveshjet kryesore të kompanive prodhuese me vende të ndryshme të botës. Pikëpyetje ka ndërkohë edhe rreth asaj, se sa mund të zgjasë imuniteti ndaj Covid-19.

Dhe vaksinat mund të shkojnë aq shpejt tek më të rrezikuarit ose të moshuarit, veçanërisht tek ata me sëmundje para-ekzistuese. Më e keqja nga të gjitha: virusi mund të pësojë mutacione, t’i shmanget vaksinave tona, dhe të fillojë të ri-infektojë njerëzit.

Kjo është një nga arsyet pse zyrtarët e shëndetit publik, kanë vazhduar të bëjnë thirrje për distancim të vazhdueshëm social dhe mbajtjen e maskave, ​​edhe pasi të nisë vaksinimi masiv.

Dhe nëse vaksinat nuk janë një “shkop magjik”, dhe nuk do të jenë gjerësisht të disponueshme në fillim, por edhe kur të vazhdojnë të rriten sasitë e prodhuara, atëherë kjo i bën që trajtimet e deritanishme ndaj Covid-19 – ilaçet që zvogëlojnë shtrimet në spital dhe numrin e vdekjeve, dhe madje ndihmojnë në largimin e virusit – të jenë ende të rëndësishme në luftimin e pandemisë.

Lajmi i mirë është se ka disa terapi premtuese në përdorim, dhe më shumë të tjera në zhvillim. Por faktorët që do të ndryshojnë situatën janë ende muaj larg. Ja si është situata. Deri më sot, kompanitë dhe ekspertët kanë qenë disi të suksesshëm në kërkimet e tyre për një terapi ndaj Covid-19.

Lexo edhe :   Detaje nga skema e mashtrimit, sanitarja hiqej si tezja e pacientes me Covid

Për shembull, remdesivir i kompanisë Gilead Sciences Inc., baricitinib i Eli Lilly & Co. dhe deksametazoni, janë dëshmuar se e zvogëlojnë kohën e qëndrimit në spital, dhe përmirësojnë shpejtësinë e rikuperimit. Deksametazoni, duket se e zvogëlon edhe rrezikun e vdekjes.

Një grup tjetër i ri terapish të quajtura antitrupa monoklonale, që imitojnë reagimin e trupit ndaj infeksionit, kanë funksionuar relativisht mirë në reduktimin e shtrimeve në spital tek pacientët me rrezik të lartë nga koronavirusi.

Dy trajtime të tilla, një nga Lilly dhe një tjetër nga Regeneron Pharmaceuticals Inc., janë aprovuar deri më tani për përdorim, megjithëse siç ka shkruar kolegu im Maks Nisen, ka disa pikëpyetje rreth terapisë së Lilly.

Lexo edhe :   Vaksina kundër Covid-19, ka efekte anësore? Ja çfarë thotë mjekja

Gjithashtu, që të dy barnat e reja kërkojnë infuzione intravenoze të mbikëqyrura nga ana mjeku, dhe mund të jenë efektive vetëm për disa muaj, duke kërkuar vizita të përsëritura në spital, gjë që mund të mbingarkojë sistemet shëndetësore.

Pa hequr asgjë nga arritjet e mësipërme, të gjitha këto barna nuk arrijnë tek ajo që nevojitet vërtet për të trajtuar sëmundjen, dhe për të parandaluar shtrimet në spital:ose anti-viralë oralë që godasin aftësinë e virusit për t’u shumuar, ose antitrupa jetëgjata, që mund të përdoren si parandalues të qëndrueshëm ​​tek njerëzit, që nuk janë në gjendje të përdorin ose t’i kenë një reagim imunitar ndaj vaksinave.

Këto trajtime po vijnë, por ato janë në fazat e hershme të zhvillimit, prandaj duhet të presim. E megjithatë ka përparim. AstraZeneca Plc, po punon për një koktej të dy antitrupave që mund të jenë efektivë për 6 muaj deri në 1 vit, dhe që është e dizenjuar të ulë rrezikun e trajtimit dhe përkeqësimit të sëmundjes.

Ndërkohë janë edhe Vir Biotechnology Inc. që në bashkëpunim me GlaxoSmithKline Plc, po zhvillon dy antitrupa me potencialin që mund të kenë një qëndrueshmëri të gjatë. Vir ka krijuar gjithashtu një nga antitrupat në mund të lërë një “kujtesë” imune pas një vaksine.

Ajo që do forconte vërtet përpjekjet tona për ta luftuar pandeminë, është një ilaç oral antiviral i sigurt. Merck &Co.dhe Pfizer po punojnë shumë në këtë drejtim.

Këto janë ilaçe që janë të krijuar në mënyrë të tillë, që të ndërhyjnë në aftësinë e virusit për të bërë kopje të vetvetes, dhe ato funksionojnë në të njëjtën mënyrë si barnat jashtëzakonisht të suksesshme anti-HIV dhe anti-HCV.

                     TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbytjet ‘mollë sherri’, Rama: Meta është në hall, se ndihmoj dot

Rama i ka kthyer përgjigje Metës sa i takon përmbytjeve. Kujtojmë këtu se presidenti Ilir Meta kërkoi reagim të shpejtë nga qeveria dhe jo...

Vetë e bëri vaksinën, Rama ua pret shkurt deputetëve

Kryeministri Rama deklaroi në konferencën me gazetarët se asnjë ministër, deputet dhe drejtor që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do të jetë i...

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....