Më 26 janar 1972, 22-vjeçarja Vesna Vuloviç, ishte duke udhëtuar bordin në avionin jugosllav Douglas DC-9, ku punonte si stjuardesë. Avioni shpërtheu papritmas në ajër mbi fshatin Srbska Kamenice në Çekosllovaki. Ai u nda në disa pjesë, dhe rrënojat e tij së bashku me 28 personat në bord, ranë pas 3 minutash në një mal me borë.
Një gjerman i apasionuar pas ecjes në natyrë, që mbërriti i pari vendin e aksidentit, pa se të gjithë pasagjerët e avionit kishin vdekur, përveç njërit. Vesna ishte plagosur rëndë, por ishte ende gjallë. Në spital, prindërve të saj iu tha që vajza nuk do të mbijetonte dot. Kafka, të dyja këmbët, dhe 3 rruaza të shtyllës kurrizore, ishin thyer. Për habinë e të gjithëve, 3 ditë më vonë ajo doli nga koma, dhe kërkoi të pinte një cigare.
Vesna ishte paralizuar mesi nga poshtë, por ishte gjallë dhe e vetëdijshme. Ajo iu nënshtrua disa operacioneve të tjera, dhe pas ishte në gjendje të ecte sërish. Shtatorin e vitit 1973, ajo donte rikthehej në punë, por për të shmangur publicitetin, linja ajrore i dha asaj një punë në aeroport. Vesna nuk pati kurrë ndonjë traumë psikologjike nga ai aksident, dhe as ndonjë fobi nga fluturimi me avion.
Një hetim mbi atë ngjarjen, arriti në përfundimin se avioni ishte rrëzuar gabimisht nga një avion luftarak MiG, i forcave ajrore çekosllovake.