E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

“Veshkat i ka jashtë funksionit”, babai rrëfen historinë e trishtë të djalit

Rasti qe vjen sot ne studion e “Historia ime” në Tv Klan, flet për një dashuri të madhe, ajo e prindërve për fëmijën.

Bektash Qemali është një 67-vjeçar nga fshati Xhabaj i Memaliajt, i cili do t’i dhurojë të birit veshkën. Djali i tij 30-vjeçar i është nënshtruar dializës, pasi veshkat i kanë dalë jashtë funksioni. 67-vjeçari thotë se i kanë dorëzuar të gjitha dokumentet për Kemp në Bashkinë e Gjirokastrës, por ende nuk kanë marrë një përgjigje.

Bektashi është i gatshëm të dhurojë veshkën për të birin, por nuk ka asnjë mundësi ekonomike për të kryer transplantin. I moshuari vjen në studio të bëjë apel për ndihmë dhe të rrëfejë këtë ngjarje që i ka ndryshuar jetën atij, bashkëshortes por edhe të birit. Prindërit nuk munden dot ta shohin të birin në atë gjendje.

Bektashi: Fati nuk ka qenë në krahun tonë. Që në moshë 3 vjeç Bledari është bërë operacion në Athinë me gurë në veshka. 4 muaj në Athinë, doli mirë andej, nuk kishte probleme. Para një viti ai pati probleme me shëndetin dhe mjeku tha që është sëmundje e heshtur që nuk e kupton dot. Punonte në Greqi me të vëllain, pa dokumente. Pasi e pa që po keqësohej gradualisht shkon tek mjeku dhe bën vizitë. Kishte kollë dhe tensioni ishte shumë i lartë. Pasi e pa mjeku grek i tha që ti menjëherë duhet të shkosh nBektashië Shqipëri. Erdhi dhe ra të flinte gjumë. Gjatë gjumit kishte shumë gërhitje jo normale. E çojmë në Tepelenë dhe i bëjmë një eko. Pasi e pa mjeku më tha do i bëjmë analizat shpejt e shpejt dhe do e çosh urgjentisht në Gjirokastër. Më pas erdhëm në Tiranë me ambulancë, ia bënë ekzaminimet shpejt e shpejt. Mjekët ranë në të njëjtin mendim dhe thanë që ky nuk ka rrugë tjetër përveç transplantit.

Mirela Milori: Pra aty u zbulua se ai ka problem me veshkat.

Bektashi: Të dyja veshkat nuk i funksiononin. Doktoresha që e mori përsipër më tha t’i themi gjërat hapur dhe siç janë, ka pasoja gjatë transplantit. Por do i bëjmë dializën e cila dhe kjo ka pasojat e veta. E përballon dot apo jo, do e shohim gjatë seancave. Që në janarin e kaluar i është nënshtruar dializës. Jeton me ne dhe dializën e bën në Gjirokastër 3 herë në javë. /tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...