Veshja i tregonte pjesën intime/Këngëtarja:Do përballeni me instancat përkatëse

Këngëtarja Xhesika Polo e cila ishte një nga finalistet e Festivalit të RTSH-së, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me veshjen transparente që kishte zgjedhur.

Kaq ka mjaftuar që në rrjet të shpërthenin komentet. Madje në media qarkulloi një foto ku e kritikonin, pasi kishte veshur në palë pantallona nude që i tregonin zonën intime. Pas këtyre komenteve negative, ka ardhur reagimi i fortë i vetë këngëtares, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Xhesika Polo thotë se veshja e saj nuk ishte aspak transparente, dhe se fotoja që po bën xhiron e rrjetit është dashakeqe dhe është produkt i një mëndje të sëmurë.

Ajo paralajmëron se këtë çështje do e ndjekë në instancat përkatëse, pasi kanë njollosur imazhin e saj.