E shtunë, 18 Shtator, 2021
21.5 C
Tirana

Venezuelë, naftë në vend të ujit në çezma (video)

Qytetarët e Venezuelës janë befasuar kur kanë parë që në çezmat e tyre të rrjedhë naftë në vend të ujit.

Venezuela është duke vuajtur krizën më të madhe të historisë, pasi vendi nuk ka drita ujë dhe ushqim pas rezistencës së Nikolas Maduros ndaj Perëndimit.

Banorët në San Diego, shteti Carabobo, publikuan në rrjetet sociale fotografi dhe video të ujit të zi, duke u ankuar se ishte i ndotur me naftë.

Qyteti ka vuajtur për t’u furnizuar me ujë për muaj me radhë, por gëzimi i tyre u shua shpejt të mërkurën kur kuptuan se nuk mund të pinin atë që po dilte nga rubinetat e tyre.

“Gjendja për mungesën e ujit në San Diego është e tmerrshme. Ka sektorë që kanë kaluar më shumë se dy muaj pa shërbim”, shkroi një gazetar në tëitter.

“Këtë mëngjes uji që erdhi në San Diego ishte i tmerrshëm. Fare i papërshtatshëm për konsum”, theksoi ai.

Venezuela ka rezervat më të mëdha të naftës së përpunuar në botë, por presidenti Maduro është akuzuar për keqmenaxhimin e saj, duke lënë kombin të varfër.

https://youtu.be/F2q6gMyIzw0

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Të kërkojë falje ose të largohet”, Rama paralajmëron ashpër ministrat

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mesditën e sotme kabinetin e ri qeveritar në mbledhjen e parë, ku do të miratohen disa vendime. Rama i...

Betohen në Presidencë, Qeveria nis zyrtarisht mandatin e tretë

Pas betimit te presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri qeveritar vendosën të ecnin në këmbë përgjatë Bulevardit Dëshmorët...

Betimi i kabinetit qeveritar/Rama dhe ministrat betohen para Metës

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak çaste më parë në Presidencë, ku bashkë me anëtarët e kabinetit qeveritar do të betohet para kreut të...

Miliarderi amerikan shpallet fajtor për vrasje

Trashëgimtari amerikan i pasurive të paluajtshme Robert Durst, subjekt i dokumentarit të krimit HBO The Jinx, është dënuar për vrasjen e mikes së tij...

Kurti lë pas inatet me Ramën dhe e uron për mandatin e tretë

Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar një letër të hapur homologut të tij shqiptar, Edi Rama, duke e uruar për mandatin...