E mërkurë, 4 Gusht, 2021
35.5 C
Tirana

Vendimi për Teatrin Kombëtar, Lubonja: Lajm që ngroh zemrat e shqiptarëve

Analisti i njohur Fatos Lubonja, e ka konsideruar diçka tepër pozitive që ngroh zemrat e shqiptarëve, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për pezullimin e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar, si dhe shfuqizmin e ligjit special, që i kalonte truallin Bashkisë Tiranë. Deklarata e Lubonjës, u bë ditën e sotme në rubrikën ”Opinion” në News 24.

Sipas Lubonjës, ky vendim tregoi se Gjykata Kushtetuese nuk është e kontrolluar nga qeveria, teksa shtoi se njerëz me kurajo, mund të ndryshojnë fatet e shumë njerëzve.

Ndër të tjera, Lubonja deklaroi se mënyra me të cilën u shemb Teatri Kombëtar ishte mjaft arrogante, nga ana e qeverisë dhe Bashkisë Tiranë.

Fatos Lubonja: Një lajm i mirë është ky. Është një lajm që ngroh pak zemrat e ftohura të njerëzve, që s’kanë besim fare në atë vend. Duhet parë me rezerva, në kuptimin se është një betejë e fituar. Një koment i parë është se pak njerëz me kurajo mund të ndryshojnë fatet e shumë njerëzve në atë vend. Një koment i dytë është se Gjykata Kushtetuese dihet se nuk është e kontrolluar nga pushteti, nga partia shtet, por rezultati që ka dalë 5 me 2 flet edhe për një integritet të atyre gjyqtarëve që i kemi menduar se mund të jenë instrumente të partisë shtet. Pra, jep kurajo, besim te njerëzit, por gjithmonë mbetet frika se kjo është një qelizë e vogël rezistence, ndërkohë që përmbytja që po bën partia shtet në të gjitha institucionet për t’i kapur e kontrolluar vazhdon.

Ne e dimë shumë mirë si u prish teatri. Mënyra si u prish teatri ishte një arrogancë, u bë në një kohë pandemie, kur nuk kishte Gjykatë Kushtetuese, pra u bë në një mënyrë që e shpërfill drejtësinë, sepse thotë që ‘drejtësia jam unë’. Por, nga ana tjetër, këtu hapet një problem për ta. A do të pranojnë strukturat e drejtësisë apo do të fillojnë të përdorin mjetet, që kanë përdorur, për t’i bërë presion, për ta injoruar e neglizhuar drejtësinë. Këtu mbetem skeptik. Por ky lajm tregon se mbetet shpresa, se drejtësia vazhdon të jetojë në ajër”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I mori jetën gruas/40-vjeçari: Po e përgjoja, kishte një lidhje jashtëmartesore

Shqiptari Florand Shehu i cili masakroi me thikë gruan e tij para disa ditësh në Greqi, ka rrëfyer para autoriteteve se nuk ishte në...

VIDEO/Rama i shpalli ‘luf*ë të hapur’, Peleshi shfaqet me Dritan Lelin në Vlorë

Situata me zjarret është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit. Flakët kanë mbërritur edhe në zonat e banuara, duke ndezur sinjalin SOS në Gjirokastër, Dukat,...

Verbëria e rutinës së dorëzimit të përditshëm

Nga: Agim Baçi Shpesh njerëzit tregohen të verbër, ose bëjnë sikur!”, tha shkrimtari portugez Jose Saramango në ceremoninë e marrjes së çmimit “Nobel” në vitin 1998, duke...

Humbi jetën mes flakëve/ Shoku i viktimës: Nuk kishim zjarrfikëse

Detaje të reja të rënda kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur dje në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku mbeti...

E vr*u për pronën/ “I trembem hakmarrjes”, vëllai i vras*sit kërkon mëshirë

Pak ditë më parë, një sherr mes kushërinjve për pronën në Lushnje përfundoi me një të vrarë. Autori i krimit, Kastriot Hasalla pritet të...