E premte, 3 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Vendimi për sipërfaqet e rindërtimit krijon konfuzion për pronësinë e truallit

Një vendim qeverie i ditëve të fundit që rregullon çështjet e pronësisë së trojeve për ndërtesat e reja ka krijuar konfuzion të banorët e zonave të prekura që kanë banesa private në qytet ose në fshat.

Vendimi i qeverisë thotë se ”në kontratën përkatëse të kalimit të pronësisë për shtëpinë individuale të re sipas kësaj pike, parashikohet dhe heqja dorë e përfituesit nga e drejta e pronësisë në favor të shtetit prej sipërfaqes së truallit të shtëpisë individuale të shembur, e barabartë me truallin e shtëpisë së re individuale”.

Ky paragraf i vendimit i artikuluar më parë nga Kryeministri i vendit ka krijuar konfuzion tek banorët e zonave të prekura. G. P. një qytetar që po jeton ne çadër që nga 26 nëntori 2019 në zonën e Kurbinit tha se, vendimi i qeverisë e ka lënë të pasqaruar çështjen e pronësisë, pasi në këtë formë bëhet shkak për një konflikt të ri social.

I prekuri që deri para tërmetit jetonte në shtëpi private, thotë se ka 300 metra truall, të cilat 92 metra janë ndërtim. Ai nuk është i qartë se  do të kompensohet tërësisht sipërfaqja e truallit apo vetëm e banesës.

Në disa banesa të dëmtuara ka më shumë se një pronar ligjor, ndaj vendimi nuk sqaron se si do të operohet në këto raste. Banorët e prekur pohojnë se kryesisht në fshat një banesë shërben si strehë e dy familjeve të ndara. Në këtë rast vendimi i qeverisë thonë banorët nuk sqaron si, do përfitojnë këto raste dhe si do aplikojnë si për qira dhe për përfitim banese të re.

Banorët që kanë shtëpi private kanë kërkuar që rindërtimi të bëhet në truallin e shtëpisë së dëmtuar. Nëse trualli ku aktualisht janë të vendosura shtëpitë e dëmtuara do të shtetëzohet përdorimi i kësaj sipërfaqeje nga një pronar tjetër behet i vështirë pasi këto troje janë në mesin e tokave te të dëmtuarave.

Procesi i rindërtimit për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit po has në vështirësi dhe vonesa. Përveç pamjaftueshmërisë së fondeve procesi i rindërtimit po vonohet pengohet edhe nga procedurat teknike. Vlerësimi teknik i thelluar ende nuk ka nisur. Pa këtë ekspertizë procesi i rindërtimit të banesave të reja nuk mund të fillojë.

Vendimi i qeverisë i datës 15 janar për cakton se banorët e dëmtuar nëse apartamente përcakton se një familje deri në 2 anëtarë përfiton një strukturë apartamenti 1+1 me sipërfaqe 45-60 m2. Për familje 2-4 anëtarë apartament 2+1 me sipërfaqe 75 deri 80 m2 kurse për familje mbi 5 anëtarë 3+1 me sipërfaqe 90-100 m2.

Ndërsa për shtëpitë individuale  një familje deri në 2 anëtarë përfiton një sipërfaqe60-70 m2. Për familje 2-4 anëtarë apartament 2+1 me sipërfaqe 70 deri 80 m2 kurse për familje mbi 5 anëtarë jo më pak se 90 m2./Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...