Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Vendimi i qeverisë Rama/Kategoritë që përfitojnë nga bonusi i fundvitit

4 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Qeveria ka marrë vendimin për shpërblimin e pensionistëve në fundvit, dhe familjeve në nevojë. Për të moshuarit do të jepen nga 5 mijë lekë të reja. Ndërkaq, për familjet me ndihmë ekonomike do të jepen 3 mijë lekë të reja.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, u shpreh se edhe pensionistët do të përfitojnë bonus për fundvit. Shuma që do të jepet për shpërblimet e fundvitit për pensionistët është rreth 40 milionë dollarë.

“Janë 668 mijë pensionistë që përfitojnë nga paketa e miratuar, e cila arrin një vlerë prej 3.5 miliardë lekësh dhe 400 milionë lekë kategoritë e tjera. Janë rreth 40 milionë dollarë për pensionistët, personat me ndihmë ekonomike dhe ata me aftësi të kufizuar. Nga viti 2022, ky bonus do të bëhet pjesë e buxhetit”, tha Ibrahimaj.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se qeveria ka vendosur që të ketë shpërblim për fundvit për familjet në nevojë. Ajo theksoi se janë rreth 66 mijë familje që janë përfituese të ndihmës ekonomike.

“Qeveria ka vendosur shpërblimin e fundvitit për familjet në ndihmë ekonomike, dhe janë rreth 66 mijë familje të cilat përfitojnë ndihmë ekonomike, të cilat do të përfitojnë nga paketa e solidaritetit. Gjithashtu të gjithë ata përfitues të skemës së pagesave të aftësisë së kufizuar, janë rreth 72 mijë individë”, tha ajo.

Kategoritë që do të përfitojnë

Qeveria ka bërë me dije kategoritë që do të përfitojnë shpërblim. Kështu, ata që do të përfitojnë janë: a) Personat që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social; b) Personat që marrin pension, sipas ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe sipas paragrafit të katërt, të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; c) Personat që marrin pension, sipas ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, personat qe marrin trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr.8685, datë 22.6.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar, dhe personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar; ç) Personat që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; d) Personat që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar si veteranë të LANÇ-it, si dhe personat, të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta.

Tags: familjet ne nevojepensionistetShpërblimet

TË LIDHURA

Aktualitet

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026
Aktualitet

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Aktualitet

Jo si ’21 janari’ dhe tubimet e dhunshme partiake, protesta paqësore që po sfidon pushtetin

21:53 | 08/06/2026
Next Post

Dekreti ‘për bashkëqeverisjen’, PS rrëzon Metën

Manaj: Ambasadorët i trajtojmë si mbretër, në vendet e tyre s’i njeh njeri

VIDEO/Gazetari nxjerr nga studio të ftuarin: Hera e parë që më vjen një kamikaz







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com