E enjte, 21 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Vendimi/ Garda e Republikës do të ruajë dhe mbrojë ambasadorin e BE në Shqipëri

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca do të ruhet dhe mbrohet nga Garda e Republikës. Vendimi është marrë ditën e djeshme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Për zbatimin e këtij vendimi, ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës.

Vendimi i plotë

Nr. 375, datë 23.6.2021

PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE DHE OBJEKTEVE TË TJERA QË RUHEN E MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, pikat 1, shkronja “d”, e 2, shkronja “d”, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI: 1. Garda e Republikës ruan dhe mbron këto personalitete: a) Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri. 2. Garda e Republikës ruan dhe mbron këto objekte: a) Objektet ku akomodohet dhe ushtron veprimtarinë personaliteti i përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 1, të këtij vendimi. 3. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

PD e vendosur për t’i shkuar deri në fund çështjes “Becchetti”

Pak kohë më parë, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar Shqipërinë me 110 milionë euro, për konfliktin me biznesmenin...

Hoxhë Hasan Tahsini, në fokus të Akademisë për Studime të Çamërisë

Hoxhë Hasan Tahsini ka qenë në fokus të Akademisë së Studimeve për Çamërinë. Simpoziumi shkencor i Akademisë së Studimeve për Çamërinë është mbajtur në...

Për periudhën janar-prill janë shpenzuar 14 mln USD për 499 mijë të vaksinuar

Për vaksinimin e popullatës në 4 mujorin e parë të 2021 janë shpenzuar rreth 14 milonë dollarë sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë....

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...