E diel, 17 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare, jo Bërnjakun dhe Jarinjën.

“Njëkohësisht, njoftojmë qytetarët të cilët qarkullojnë në dalje nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë, se mund të shfrytëzojnë targat e Serbisë, por se në hyrje dhe qarkullim brenda Republikës së Kosovës, duhet që të pajisen me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës, sipas vendimit të sotshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Deri më tani, mjetet e Kosovës që kanë kaluar për Serbi, është dashur të heqin targat e tyre ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe të vendosin targa të përkohshme prej letre. Çështja e targave ishte e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, të arritur në korrik të vitit 2011, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e mjeteve që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Vendimi në fjalë, më së shumti dëmton tregtinë në Kosovë, pasi shumica e mallrave në vend vijnë nga Serbia. Nga ana tjetër, forca të shumta të policisë së Kosovës dhe KFOR-it janë vendosur në disa akse rrugore, që të çojnë në pikën kufitare me Serbinë në veri të vendit, në Jarinjë.

Këto përforcime erdhën pas vendimit që mori sot qeveria e Kosovës, për të zbatuar reciprocitetin për targat për të gjitha makinat që hyjnë nga Serbia.

Lexo edhe :   Kosova reagon ndaj deklaratës së Josep Borrell
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...