E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Vendim i papritur/ Jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm amerikan

Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr, një prej aleatëve më të ngushtë të presidentit amerikan, Donald Trump, ka thënë se do të largohet nga pozita që ka para Festës së Krishtlindjes, ka njoftuar presidenti.

Mandati i Prokurorit Barr skadon më 20 janar, kur Trump të largohet nga zyra.

Tensionet në mes të dy zyrtarëve janë përshkallëzuar pasi Barr ka thënë se nuk ka të dhëna për mashtrime zgjedhore në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Ai është kritikuar nga Trump që nuk ka treguar publikisht se Departamenti amerikan i Drejtësisë ka qenë duke hetuar djalin e presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden, gjatë fushatës zgjedhore.

Përmes një postimi në rrjetin social, Trump ka publikuar letrën e dorëheqjes së Barrit duke thënë: “Marrëdhënia jonë ka qenë shumë e mirë, ai ka bërë punë të jashtëzakonshme!”.

Just had a very nice meeting ëith Attorney General Bill Barr at the Ëhite House. Our relationship has been a very good one, he has done an outstanding job! As per letter, Bill ëill be leaving just before Christmas to spend the holidays ëith his family…

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) December 14, 2020

Letra e Barrit për presidentin ka nisur duke thënë se ai “e vlerëson mundësinë për të njoftuar” presidentin rreth punës së Departamentit të Drejtësisë lidhur me supozimet për mashtrime zgjedhore dhe se si “këto pretendime do të vazhdojnë të hetohen”.

Mes tjerash, ai ka përgëzuar Trumpin për punën që ka bërë gjatë mandatit dhe ka treguar se do të largohet nga pozita që ka më 23 dhjetor.

Lexo edhe :   Administrata Biden dhe përpjekjet për të rritur nivelin e vaksinimeve

Zëvendësi i tij, Jeff Rosen do të shërbejë si ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm, ka njoftuar Trump. /evropaelire

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...