E diel, 1 Gusht, 2021
23.5 C
Tirana

Vendim i fundit/ Anulohen aplikimet për vizë amerikane. Ja deri kur do zgjasë

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka dalë me një njoftim me rëndësi pas daljes për mediat nga Rama, lidhur me masat për koronavirusin. Ambasada e SHBA bën me dije se ka anuluar të gjitha intervistat e paracaktuara për Viza Jo-Emigruese deri më 3 prill, 2020. Gjatë kësaj kohe, Ambasada do të procesojë vetëm takimet urgjente për Viza Jo-Emigruese.

Procesimi i Vizave Imigruese dhe shërbimet për qytetarët amerikanë do të vazhdojnë pa ndërprerje. Duke zbatuar edhe vendimet e ndërmarra nga qeveria shqiptare për mos përhapjen e koronavirusit, Ambasada e SHBA ka vendosur të shtyjë ose anulojë të gjitha aktivitetet dhe mbledhjet e ardhshme publike deri në 3 prill 2020.

Njoftimi

Në mbështetje të përpjekjeve të qeverisë së Shqipërisë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19 duke kufizuar grumbullimet publike dhe praktikimin e largësisë midis personave, Ambasada e SHBA ka anuluar të gjitha intervistat e paracaktuara për Viza Jo-Emigruese deri më 3 prill, 2020. Gjatë kësaj kohe, Ambasada do të procesojë vetëm takimet urgjente për Viza Jo-Emigruese. Procesimi i Vizave Imigruese dhe shërbimet për qytetarët amerikanë do të vazhdojnë pa ndërprerje. Në përputhje me përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të zvogëluar përhapjen e COVID-19, Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka vendosur të shtyjë ose anulojë të gjitha aktivitetet dhe mbledhjet e ardhshme publike deri në 3 Prill 2020. Lexoni njoftimin e plotë të Ambasadës së SHBA dhe përditësime të tjera mbi COVID-19, këtu: https://bit.ly/38HVTQE

Në fund të video-konferencës për masat e parandalimit të përhapjes masive të COVID-19, Rama tha se edhe ai ka një familje që kërkon ta mbrojë. Deklarata u bë gjatë një komunikimi me video-mesazh të shefit të qeverisë, për masat e COVID-19, në kohën kur bilanci ka arritur në 23 të prekur.

Lexo edhe :   Kosovë, mbi 70 raste të reja me koronavirus
Lexo edhe :   Koronavirusi, 37 raste të reja në 24 orët e fundit

Një prej të prekurve, ndërroi jetë dje në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje.

Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...