E shtunë, 18 Shtator, 2021
21.5 C
Tirana

“Vendi po shkon drejt diktaturës”, Kryemadhi-qytetarëve: Do ta shlyejmë borxhin ndaj jush

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në nismën për të takuar qytetarët në çdo qytet dhe ti ftojë ata në protestën e madhe të 16 shkurtit, po zhvillon një takim me qytetarët në Fushë-Krujë.

Gjatë takimit, Kryemadhi u shpreh se djegia e mandateve ishte një veprim ekstrem, por i detyrueshëm në një vend që po shkon drejt diktaturës. Kryetarja e LSI-së, përballë qytetarëve të Fushë-Krujës tha se ndihet në borxh ndaj tyre.

“Nuk di ku ta nis, në fakt LSI ka nisur një rikostrukturim total. Ne kemi disa borxhe për burrat dhe gratë e Fushë-Krujës. Do ta shlyejmë borxhin ndaj jush edhe me kamatë. Historikisht djemtë dhe gratë e Fushë-Krujës kanë qenë në themelimin e LSI-së, që sot janë bërë burra dhe gra. Kemi një detyrim moral për t’u takuar dhe biseduar.

Në radhë të parë fillojmë këtë bashkëbisedim me ju, për problemet që kemi. Ne dogjëm mandatet, një veprim  ekstrem por i domosdoshëm dhe i detyrueshëm në vend që po shkon drejt diktaturës. Djegia e mandateve për hir të së vërtetës ishte një nga veprimet më të rëndësishme. Edhe kur është krijuar LSI-ja, qëllimi kryesor ishte integrimi i vendit në BE”, tha Kryemadhi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Të kërkojë falje ose të largohet”, Rama paralajmëron ashpër ministrat

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mesditën e sotme kabinetin e ri qeveritar në mbledhjen e parë, ku do të miratohen disa vendime. Rama i...

Betohen në Presidencë, Qeveria nis zyrtarisht mandatin e tretë

Pas betimit te presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri qeveritar vendosën të ecnin në këmbë përgjatë Bulevardit Dëshmorët...

Betimi i kabinetit qeveritar/Rama dhe ministrat betohen para Metës

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak çaste më parë në Presidencë, ku bashkë me anëtarët e kabinetit qeveritar do të betohet para kreut të...

Miliarderi amerikan shpallet fajtor për vrasje

Trashëgimtari amerikan i pasurive të paluajtshme Robert Durst, subjekt i dokumentarit të krimit HBO The Jinx, është dënuar për vrasjen e mikes së tij...

Kurti lë pas inatet me Ramën dhe e uron për mandatin e tretë

Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar një letër të hapur homologut të tij shqiptar, Edi Rama, duke e uruar për mandatin...