Kryeministri australian Scott Morrison ka kërkuar falje publikisht për faktin që shkoi me pushime në Hawaii teksa në vend ishte shpallur gjendja e emergjencës për shkak të zjarreve.
Kujtojmë se në Australi shumë vende janë përfshirë nga zjarret masive që prej muajit shtator.
Të paktën 9 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 700 shtëpi janë shkatërruar.