Vendi më i prekur nga koronavirusi në botë, Turqia i vjen në ndihmë SHBA-ve

Turqia ka vendosur t’i vijë në ndihmë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ndihma mjekësore për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Mësohet se një avion ushtarak kargo i Turqisë është nisur nga Ankaraja për në SHBA. Turqia dërgoi ndihma mjekësore, si maska kirurgjikale, mbrojtëse për fytyrën, maska N95, kominoshe mbrojtëse dhe shumë mjete mjekësore parandaluese të tjera.

Avioni ushtarak kargo A400M u ngarkua me pajisje të ndihmës mjekësore të parapërgatitura nga Ministria e Mbrojtjes dhe e Shëndetësisë.

“Pas dëshpërimit ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell”, shkruhej në mbishkrimet mbi kutitë e ndihmës së dërguar.

SHBA është vendi më i prekur nga koronavirusi në botë, teksa numëron mbi 1 milionë njerëz të infektuar dhe mbi 56 mijë viktima.