Brazili është vendi ku koronavirusi aktualisht po bën “kërdinë”.
Raportohet se shifrat e COVID-19 janë shqetësuese.
Në 24 orët e fundit, në Brazil janë regjistruar 33.846 raste të reja dhe 1.280 vdekje.
Në gjithë Amerikën e Jugut në 24 orët e fundit janë shënuar 46.357 raste dhe 2.510 vdekje nga COVID-19.
Kujtojmë se edhe në vendin tonë, Shqipëri, situata nuk është favorizuese.
Javët e fundit është vënë re një rritje e ndjeshme e rasteve të reja dhe viktimave si pasojë e koronavirusit.