Vendi i parë në botë që rihapet plotësisht pas koronavirusit

Koronavirusi prej disa muajsh tashmë ka detyruar shumë shtete që të marrin masa kufizuese për të mbrojtur kështu jetën e qytetarëve.

Mirëpo fazat lehtësuese kanë nisur së fundmi që të vihen në zbatim.

Ndërkohë është konfirmuar vendi i parë në botë që do të lejojë rihapjen totale!

Po flasim për Australinë, që deri në këto momente duket se e ka situatën e COVID-19 nën kontroll.

Sakaq, nga kjo javë, Australia do të lejojë rihapjen totale të vendit.

Raportohet se rreth 1 milionë qytetarë do të mund t’i rikthehen punës dhe jetës normalisht.

Do të hapen baret, restorantet, parqet dhe pishinat.

Po ashtu, do të lejohet edhe mbajtja e ceremonive martesore apo funeralet me numër të limituar pjesëmarrësish.

Kujtojmë se Australia ka zhvilluar teste masive që prej fillimit të pandemisë.

Pavarësisht lehtësimit të masave, vetëm të shtunën u kryen mbi 10 000 testime, për të qartësuar edhe më shumë idetë nëse vendi duhej hapur plotësisht apo jo.