Kryesore

Vëllai i Ramush Haradinajt lirohet nga policia austriake

               Publikuar në : 16:15 - 18/07/19 M. S

Daut Haradinaj i cili është deputet i AAK-së, është ndaluar përkohësisht nga autoritetet e Austrisë. Vëllai i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është ndaluar në Vjenë nga policia austriake, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia.

Sipas KosovaPress, situata me deputetin kosovar është sqaruar nga autoritetet vendase, dhe më pas është lënë i lirë.

Ish pjesëtarët e UÇK-së përndiqen me fletarreste të lëshuara nga Serbia, dhe shpesh kur udhëtojnë nëpër Evropë ndalohen nga autoritetet.

Fletë-arresti i lëshuar nga Serbia, ndalohet në Vjenë vëllai i Ramush Haradinajt

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT