E hënë, 29 Nëntor, 2021
10.5 C
Tirana

Vëllai i masakroi nusen/ Burri i Enkeledës: Monstra të varet në litar

Pas ngjarjes që tronditi vendin pak ditë më parë ku Erdet Çapoku masakroi brenda banesës kunatën e tij Enkeledën, ka ardhur edhe reagimi i tij nga brenda qelisë.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, Elton Çapoku kërkoi dënim maksimal për vëllain i tij. Ai shton se Enkeleda kishte një urdhër mbrojtje ndaj vëllait të tij, teksa tregon se nuk i kanë dhënë as leje për të shkuar në varrimin e bashkëshortes së tij.

Pjesë nga biseda:

Si e morët vesh ngjarjen?

Kjo është përgjegjësi për shtetin, nusja ime ishte me urdhër mbrojtje dhe ata nuk e mbrojtën, 8-9 muaj doja leje dhe këta nuk më nxorën, nuk mori parasysh shteti asgjë kur ai mostra vuti dorë mbi familjen time, e në moment që ajo mori urdhër mbrojtje që nuk reagoi fare. Për burrat që vënë dorë mbi nënat vajzat, nënat, të mbajë përgjegjësi tu japë burg të përjetshëm.

Ishit në dijeni që e përndiqte ai, pse ishin prishur marrëdhëniet mes tyre?

Ai monstra ishte në shtëpinë time, jetoi atje, dhe e përzuri nusja, se nuk e mbante nga gjendja ekonomike, ai përgjonte, bënte, i kemi thënë të marrë masat shteti, mua më ka shkatërruar shteti. Më kanë lënë gocën rrugëve më kanë prishur jetën, unë i kam pasur marrëdhëniet e mira me të.

Kur e morët vesh faktin që gruaja do bënte denoncim?

Nga shtatori kur më tha do bëj denoncim i thashë ik e beje se nuk kisha rrugë tjetër

Po me vëllanë keni komunikuar?

Asgjë, i kam thënë të merret me familjen time, kisha muaj që nuk e telefonoja atë mostër, i kam thënë nuk ke punë me familjen time

Kur e keni takuar për herë të fundit Enkeledën?

Hera e fundit Enkeledën e kam takuar në shtator së bashku me vajzën, aty më ka treguar dhe i kam thënë të bëjë denoncim, se mua shteti nuk më ka nxjerrë me leje. Kam kërkuar leje, për të qenë në varrim, i solla letrat, por varrimi ishte në 11, por në 11.20 nuk kishte ardhur akoma leja. Po tani si do behet, vjehrra është në hall për vete, kërkoj ndihmë. Lajmin e mora vesh nga shokët, ata më treguan.

Çfarë apeli keni?

Dua dënim me vdekje, ose të varur në litar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...