E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Veliaj: Zgjedhjet do bëhen. Nëse opozita nuk vjen, turpi i tyre!

Erion Veliaj e tha fare qartë sot në “Opinion” se pavarësisht dëshirës së opozitës, zgjedhjet vendore do të zhvillohen. Veliaj tha se opozita prej dy vitesh e gjysmë nuk janë të pranishëm në Këshillin Bashkiak, dhe mbi të gjitha paguhen. Kjo, për të, përkthehet në një lloj falimenti, para se të bojkotonin Kuvendin.

Si e komentoni bojkotin e opozitës?

“Unë kam dy vite e gjysmë, nuk i kam në Këshill Bashkiak. Nuk kanë ardhur për ndihmën ekonomike, për banesat sociale, etj. Ata marrin rrogën për këtë gjë. Dëshmon një lloj falimenti moral të opozitës që ka nisur përpara se të bojkotonte parlamentin”.

A do të kandidoni edhe nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje?

“Unë nuk kandidoj për të marrë pëlqimin e opozitës, nëse opozita nuk vjen është turpi i tyre, nëse vazhdoj bëj punën është në nderin tim. Mbas betimit tim në 30 korrik, skadon mandati im.

Unë kam një kohë, 3 orë, që vetëm firmos shkresa. Nga ujësjellësi, varrezat, qumështi në kopshte, rrjeti i kanalizimeve, etj. Menaxheri i qytetit është njësoj si kryetari i Bashkisë, në momentin që nuk bën punën e tij, qyteti nuk funksionon”.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë, është një hap më afër. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka rënë dakord të fillojë...

Irlanda raporton rastin e parë të Omicron

Irlanda ka raportuar rastin e saj të parë të variantit të koronavirusit Omicron, thuhej në një deklaratë nga Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit...

Atdheu thumbon Donaldin dhe Borën

Donaldi shprehu hapur ndjenjat për Beatrix Ramosajn, duke lënë pas në këtë formë historinë me Borën. Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina, e ka ironizuar këtë...