Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Ministirliu ka folur nga njësia nr.9 në kryeqytet për arritjet e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Sipas saj, Veliaj është njeri i punës i cili me punë ka bërë gjëra të mira për Tiranën.
Ndër të tjera, ministrja tregoi çfarë i thoshte në muajin gusht Veliajt, kur ai po luftonte me koronavirusin.
Ogerta Manastirliu: “Po zbuloj një bisedë personale që ta dini të gjithë ju. Kur Erioni u prek nga Covidi në gusht të këtij viti, këta që bëjnë këtë ping pongun politik ishin me pushime në atë kohë, me Erionin flisja çdo ditë dhe gjëja që më thoshte ishte: “Kur do iki, kur do dal, kur do negativizohem që të dal se kemi aq shumë gjëra ndërkohë që ishte online gjithë kohës”. Erioni është njeri i punës se vetëm me punë arrihet të ndërtohet Sami Frashëri, vetëm me punë u bë projekti i Sheshit Skënderbej, bulevardi i ri, tani po përfundon Bulevardi Zogu i Parë”.