Veliaj: Më mirë të shkërmoqet LSI-ja se sa të digjet Shqipëria

Kryebashkiaku i Tiranës dhe drejtuesi politik i PS për qarkun, Erioon Veliaj ka komentuar trazirat e fundit, ku ditën e djeshme në Elbasan mbeti një person i vrarë, dhe 4 të tjerë u plagosën.

Në një lidhje për ”News 24”, Veliaj u shpreh se vota është më e fuqishme se plumbat dhe i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste.

Ndër të tjera, ai tha se është më mirë që të shkërmoqet Lëvizja Socialiste për Integrim, se sa të digjet Shqipëria.

Erion Veliaj: “Vota është më e fuqishme se plumbat. Të gjithë qytetarët që në vend të patllakes kanë votën, duhet të jetë era Evropë në Tiranë për të votuar PS. Sepse ne jemi më të mirët në vend. Sali Berisha këtë vit mbush moshën e Enver Hoxhës. Për të gjitha këto arsye më mirë të shkërmoqet LSI se të digjet Shqipëria, ti japim një dorë Edit, që ai të zhvillojë Tiranën tonë.”