Në ditën e Kongresit të PS-së, kryebashkiaku Erion Veliaj ka kërkuar një mandat të tretë në krye të Tiranës.
Ai tha sot se do të donte të vijonte drejtimin e Tiranës, duke shpehur kështu kandidaturën për të qenë emri i PS në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Ne duam të vazhdojmë progresin në Tiranë. Ky vit është special, Tirana është kryeqyteti Evropian i Rinisë dhe do doja që përveç këtij viti special, ne të ishim kryeqyteti evropian i diçkaje çdo vit. Kështu që duam ta vazhdojmë deri në fund këtë projekt”, tha Veliaj në një intervistë për Klan News.
Synimin për një mandat të tretë, Veliaj e ka shprehur edhe më herët.