Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Veliaj kërkon borxh për Teatrin”/ Tabaku tregon sa kushton projekti i godinës së re

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Veliaj kërkon borxh për Teatrin”/ Tabaku tregon sa kushton projekti i godinës së re

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka publikuar sot një dokument, sipas të cilit kryebashkiaku Veliaj i kërkon kryeministrit Rama, ministres së Financave, Anila Denaj dhe ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj marrjen e një kredie prej 30 milion eurosh, për rindërtimin e Teatrit të ri.

Sipas Tabakut, kjo do të çonte në një rritje të borxhit publik dhe një rritje të papunësisë. Ajo shton se Veliaj duhet të largohet nga posti i tij dhe Prokuroria të fillojë hetimet ndaj tij.

“Kjo shkresë është dëshmi e shtetit antishqiptar dhe oligarkik që kanë ndërtuar. Pa leje, pa rregulla, në shkelje të Kushtetutës, në kundërshtim me çdo normë e parim demokratik, pa fonde me sy e mendje të errësuar si e si për të pasur miliona euro dhe kullat në qendër janë të gatshëm për të vepruar me çdo mënyrë”, thekson ish-deutetja.

Postimi i plotë:

Si hajdutë e prishën teatrin në kohë pandemie, si pushtues të lirive përdorën dhunën karshi qytetarëve dhe tani duan të marrin borxhe ndërsa vendi është në krizën e thellë ekonomike.

Pafytyrësia e një regjimi që pasi na la pa një godinë historike do marrë 30 mln euro borxh nga institucione ndërkombëtare për të kënaqur Ramën dhe Veliajn dhe ëndrrat e tyre për pushtet dhe para në kurrizin e shqiptarëve. Veliaj, njeriu që duhet të largohet një orë e më parë nga kryebashkiaku për tu hetuar nga Prokuroria për shkeljet ligjore sot kërkon të fusë në borxh gjithë Shqipërinë.

Ky është modeli i tyre i zhvillimit, kjo është ajo që dinë të bëjnë: Prishin çdo menorie historike, pastaj rrisin taksat dhe ato taksa I vjedhin, varfërojnë shqiptarët dhe I zhysin në borxhe që do t’i paguajnë po ato. Nuk është për t’u habitur se hajnitë kështu veprojnë.

Duan të marrin 30 mln euro borxh ndërsa shqiptarët nuk kanë marrë asnjë mbështetje dhe akoma më keq po zhyten në varfëri. Rrisin borxhin publik ndërsa rritet papunësia dhe kjo vetëm që Rama të kënaqë egon e tij dhe Fusha të ndërtojë kullat e radhës.

Kjo shkresë është dëshmi e shtetit antishqiptar dhe oligarkik që kanë ndërtuar.

Pa leje, pa rregulla, në shkelje të Kushtetutës, në kundërshtim me çdo normë e parim demokratik, pa fonde me sy e mendje të errësuar si e si për të pasur miliona euro dhe kullat në qendër janë të gatshëm për të vepruar me çdo mënyrë.

I mbyllin shqiptarët në shtëpi, u heqin lirinë e dinjitetin pastaj u marrim çdo gjë duke i rënduar më tej me taksa. Mos i kërkoni turp hajdutit aq më pak Veliajt dhe Ramës që turpin e kanë ngrënë me bukë prej kohësh! Të dy meritojnë të hetohen por më së pari të frenohen për këtë çmenduri që po veprojnë, po marrin borxh në kurrizin e shqiptarëve për të mbuluar krimin e prishjes së teatrit.

Nuk ka parë Shqipëria kurrë kështu pushtuesish, me pronat publike, me paratë e shqiptarëve, me të ardhmen e tyre!

Nuk ka detyrim më të madh për qytetarët e Tiranës se sa të çojmë përpara drejtësisë kryebashkikun Veliaj që vrau historinë e qytetit.

Nuk ka detyrim më të madh për qytetarët e Shqipërisë se sa të dërgojnë përpara përgjegjësisë penale kryehajdutin Rama që do të fusë një popull të tërë në borxhe vetëm për të ndërtuar një teatër me kulla.

U bëjmë thirrje institucioneve financiare të refuzojnë unanimisht të behën pjesë e aferës kriminale. Nuk ka asnjë borxh që shlyen vrasjen që iu bë kulturës, trashëgimisë dhe pasurisë publike të një kombi të tërë.

Qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë nuk e duan këtë borxh. Ne nuk mund tua lëmë këtë turp si barrë fëmijëve tanë. Ne do ta luftojmë atë me çdo mjet ligjor dhe politik.

Tags: borxhdokumentJorida TabakuTeatri

TË LIDHURA

Rritet ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, ndryshon menjëherë edhe në Shqipëri
Ekonomi

Rritet ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, ndryshon menjëherë edhe në Shqipëri

11:54 | 20/06/2025
“Homeland Justice” sulmon Bashkinë e Tiranës, hakerat mesazh: Kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët
Aktualitet

“Homeland Justice” sulmon Bashkinë e Tiranës, hakerat mesazh: Kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët

11:33 | 20/06/2025
Ish presidenti Ilir Meta kërkon lirinë nga burgu.
Politikë

Ish presidenti Ilir Meta kërkon lirinë nga burgu.

10:36 | 20/06/2025
Next Post
Këstet e tatimit mbi fitimin/ Denaj: Bizneset me xhiro nën 14 milionë lekë nuk paguajnë këtë vit

Këstet e tatimit mbi fitimin/ Denaj: Bizneset me xhiro nën 14 milionë lekë nuk paguajnë këtë vit

Varhely mbështet Bashën: Mirëpres vendimin për rifillimin e punës për Reformën Zgjedhore

Varhely mbështet Bashën: Mirëpres vendimin për rifillimin e punës për Reformën Zgjedhore

Sheshi “Skënderbej” blindohet me kulla, gati gropa për 25-katëshin e ri, “Tirana’s Rock”

Sheshi “Skënderbej” blindohet me kulla, gati gropa për 25-katëshin e ri, “Tirana’s Rock”

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Përplasja për hitin e verës, Gjesti ‘provokon’ me deklaratën për Eglin
Showbizz

Përplasja për hitin e verës, Gjesti ‘provokon’ me deklaratën për Eglin

by mirseda
12:51 | 20/06/2025
0

Gjesti, fituesi fenomenal i ”Big Brother Albania Vip 4”, vijon që të jetë një nga emrat më...

Rusia kryen sulme vd*kjeprurëse në Odesa

Rusia kryen sulme vd*kjeprurëse në Odesa

12:33 | 20/06/2025
Macron ngre alarmin: Rafale po telefonon, siguroni Evropën!

Macron ngre alarmin: Rafale po telefonon, siguroni Evropën!

12:05 | 20/06/2025
Rritet ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, ndryshon menjëherë edhe në Shqipëri

Rritet ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, ndryshon menjëherë edhe në Shqipëri

11:54 | 20/06/2025
“Homeland Justice” sulmon Bashkinë e Tiranës, hakerat mesazh: Kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët

“Homeland Justice” sulmon Bashkinë e Tiranës, hakerat mesazh: Kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët

11:33 | 20/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com