E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
-0.5 C
Tirana

Veliaj: Ja çfarë më lë mua dhe kryeministrin pa gjumë

Kryebashkiaku Erion Veliaj, u rrëfye në emisionin “Opinion” nëse ka një vërejtje për kryeministrin Edi Rama. Ai iu referua hendekut fshat qytet, ku e lë pa gjumë atë dhe kryeministrin Rama.

“Duhet të punojmë më shumë për të ngushtuar hendekun fshat-qytet. Një nga gjërat që duhet të bëjmë më mirë është hendeku. Më lë mua pa gjumë, lë dhe kryeministrin pa gjumë”, tha Veliaj.

Ai theksoi se me kryeministrin Rama ka marrëdhënie shumë të mira. “Mishi me thoin nuk di të jenë më afër se ne. Në 30 vite pluralizëm nuk di të ketë pasur një kryeministër që ka qenë kaq afër sa unë me Edi Ramën. Unë dhe kryeministri flasim mesatarisht 20 herë në ditë. Unë jam pjesë e kryesisë së PS, jap kontributin tim në vendimmarrjen qendrore të PS”, shtoi Veliaj.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

8 gra dhe 8 burra: qeveria gjermane hap rrugën për barazi gjinore

Për herë të parë në 16 vjet, Gjermania do të drejtohet nga një burrë. Por megjithëse Angela Merkel po ia dorëzon kancelarinë një pasardhësi...

OBSH: Vaksinat duhet të funksionojnë kundër variantit Omicron

Vaksinat ekzistuese duhet të mbrojnë ende njerëzit që kontraktojnë variantin Omicron nga rastet e rënda të Covid, thotë një zyrtar i Organizatës Botërore të...

Fishekët e Yuri Kim, kapsolla deri më sot…

Nga: Eduard Zaloshnja Pasi Sekretari i Shtetit Blinken e shpalli Berishën persona non grata, Ambasadorja Yuri Kim, tek shkallët e ShQUP-it, u bëri thirrje anëtarëve/votuesve të PD-së...

Escobar me agjendë të qartë kundër korrupsionit, shmanget takimi me Metën

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vjen në Tiranë me një agjendë të qartë kundër korrupsionit të politikanëve shqiptarë. Ambasada e...

“Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë”, Rama uron të rinjtë për 8 dhjetorin

Në ditën e Rinisë, kryeministri Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku thotë se kjo datë i kushtohet vetëm të rinjve. “MIRËMËNGJES dhe me...