Politikë

Veliaj flet troç: Saimir Tahiri s’ka qenë kurrë konkurrenti im, do doja që Rama të ishte…

               Publikuar në : 11:40 - 16/04/19 S.N

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, tashmë në garë për një mandat të dytë, ka qenë i ftuar mbrëmë në ‘Debatin’ e Roland Qafokut.

Veliaj ka folur për marrëdhëniet me ish-ministrin Saimir Tahirin, duke hedhur poshtë zërat se mes tyre ka pasur një rivalitet.

Sa i takon ish-ministrit Xhafaj, Veliaj tha se ai ka bërë një punë të shkëlqyer, ndërsa kritikoi kryeministrin Rama se “i ka parë rektorët si shenjtorë dhe se duhet të tregohet më i rreptë dhe më i vendosur”.

MARRËDHËNIET ME SAIMIR TAHIRIN:

Zoti Veliaj, cili është mendimi juaj për atë që i ndodhi Saimir Tahirit?

Saimiri ka një proces në gjykatë, një gjë që unë nuk kam bërë kurrë është që unë të fus hundët se çfarë pretendojnë gjykatat e këtij vendi. Edhe për veten time, për çdo gjë kam shkuar në gjykatë. Kam fituar 8-0 të gjitha gjyqet për shpifje ndaj meje. Uroj shumë që dhe Saimiri të fitojë. Ai nuk ka qenë asnjëherë konkurrenti im brenda PS, kjo është e gjitha një legjendë urbane. Kemi pasur një marrëdhënie shumë korrekte në qeveri, sigurisht në profile shumë të ndryshme kështu që ato dy vite që unë kam qenë në qeveri kemi pasur një raport shumë korrekt dhe secili në ngastrën e vet. Marrëdhëniet tona personale kanë qenë të shkëlqyera. Pasi ndodhi kjo kam komunikuar, jemi dhe komshinj. Kjo historia e rivalitetit dhe debatit kanë qenë të gjitha legjenda urbane. Nuk mbaj mend të kemi debatuar ndonjëherë. Shpesh herë kemi bërë batuta me njëri-tjetrin për këtë konkurrencën që më shumë e ëndërronin të tjerët sesa ekzistonte.

PËR FATMIR  XHAFËN:

Ne kemi çdo fund viti 24 seanca dëgjimore për buxhetin e bashkisë së Tiranës në të 24 njësitë me deputetin përkatës. Zoti Fatmir Xhafa përveç se një ministër që ka bërë një punë të shkëlqyer për ta sjellë policinë akoma më lart, është edhe deputet i njësisë 10. Ai dha dorëheqjen si ministër i Brendshëm jo si deputet. 3-4 ditë pas dorëheqjes së tij ishte dëgjesa në palestrën e shkollës Qemal Stafa. Ai dha dorëheqjen nga ministër, jo nga deputet. Ai kishte datën e tij, do ishte mëkat po të mos kishte ardhur se i bie që ngatërroi punën e tij si ministër me punën e tij si deputet. Kjo ja rrit më tepër vlerat.

PËR GABIMIN E EDI RAMËS:

Do të doja që Rama të ishte më i rreptë dhe më i vendosur, por ai ka këtë zgjedhje. Do që t’i dëgjojë të gjithë. Ne kishim këtë historinë më debatin për universitetin, këtë të fundit. Edi i trajtonte rektorët si shenjtorë. I them unë: prit ore se siç më kërkohet mua llogari, duhet t’i kërkohet dhe një rektori. Rektori duhet të më thotë, ore si ziheni ju për tendera rojesh. Unë kam qenë i mendimit që Edi Rama ka një reputacion mbi të vërtetën dhe mbi normalen që është shumë i rreptë dhe autoritar se në fakt me ca njerëz duhet me qenë pak më i rreptë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT