Veli i dhuron Shqipërisë medalje në europian, ngjitet në podium

Në Europianin e peshëngritjes që po mbahet në Rusi, Evangjelia Veli arriti të sigurojë medaljen e parë duke u renditur e treta në stilin e shkëputjes.

Në peshën 54 kg, Veli e nisi me 87 kg duke kaluar me sukses provën e parë, në të dytën provoi me 89 kg por pa mundur të mbajë shtangën lart. Në provën e tretë provoi sërish me të njëjtën peshë 89 kg një provë e suksesshme që i dhurojë medalje bronci. Në stilin e shtytjes u tregua e saktë vetëm në provën e parë me 105 kg duke dështuar më pas në dy provat e tjera me 108 kg.