E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Vehbiu: Rama nuk di çfarë të bëjë me pushtetin , Shqipërisë i duhet vizion i ri

Fare i drejtpërdrejtëArdian Vehbiu, intelektuali i shkëlqyer shqiptar, përshkruan situatën aktuale në Shqipëri, fajet e Italisë dhe BE-së në raport me këtë vend, pushtetin e tepruar të Edi Ramës dhe nevojën për të ri-zbuluar një ëndërr udhëzuese.

Nga Christian Elia “Balcani Caucaso”

“Sa herë që kthehem në Shqipëri, Italinë e shoh më të largët, më të panjohur, më pak magjepsëse. Arsyet janë të shumta, ndërsa fajet ndahen mes nesh dhe jush. Ju italianët mund të kishit bërë më shumë, por këto kanë qenë vite të vështira edhe për ju.

Italia nuk ka qenë më në gjendje që ta projektojë veten përtej Adriatikut. Sot në Shqipëri nuk e ndjen më Italinë. Turqia është më e pranishme në jetën e përditshme, dhe kjo është e pabesueshme për brezin tim. SHBA-ja është ëndrra.

Nuk mendoj se faji qëndron vetëm tek negociatat e pafundme të anëtarësimit në BE. Nga ana tjetër, unë nuk mendoj se vendi im është gati të bëhet pjesë e unionit, por kjo indiferencë është e dhimbshme.

Paradoksalisht mund të bëhej ajo që bëri NATO:Shqipëria nuk u anëtarësua për shkak të fuqisë së saj ushtarake, por futja atje ishte një gjest politik. Ndërkohë BE nuk ia dërgoi këtë mesazh një populli që të paktën për brezin tim, është ndjerë gjithmonë evropian”.

I lindur në vitin 1959, Ardian Vehbiu është ende i dashuruar me Italinë. Ai jeton në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1996, por për të – dhe për brezin e tij – Italia ishte shpresa e një vendi tjetër. Libri i tij“Sendet që sillte deti”, është një kondensim i ëndrrave dhe eseve, i jetës së përditshme dhe arratisjeve të vogla të një intelektuali të ri në Tiranën e viteve 1970-1980.

“Libri im që unë e konsideroj si një letër dashurie për Italinë titullohet “Zbulimi i Shqipërisë: Shqiptarët sipas mediave masive”shkruar me Rando Devolen:Dy të rinj shqiptarë në Itali që përpiqen të shpjegojnë ardhjen tonë.

Unë jam me fat, pasi i përkisja një pjese të privilegjuar të shoqërisë shqiptare. Unë kisha ardhur që në vitin 1986 në Universitetin La Sapienza në Romë si lektor i gjuhës. Por në atë kohë as që më shkoi ndërmend të qëndroja, edhe pse e doja Italinë, të cilën edhe pse e kisha zbuluar që më parë, ishte shumë e ndryshme nga ajo që ëndërroja përmes televizionit që e shihja nga Shqipëria.

Kisha frikë nga hakmarrja që do të binte mbi familjen time, nuk e imagjinoja se gjithçka do të mbaronte. Thjesht mendoja se pas vdekjes së Enver Hoxhës do të kishte pak më shumë liberalizëm. Dhe kur gjithçka shpërtheu në vitin 1990, unë isha tashmë në Itali, falë një pune që kisha gjetur në degën e Studimeve Orientale në Universitetin e Napolit.

Revolucioni shqiptar, eksodi masiv, më gjeti në Itali. Unë kam qenë një ndërmjetës, në Kapua, në një kamp ku ishin vendosur mijëra shqiptarë. Unë e zbulova vendin tim në këtë mënyrë, pasi ata njerëz vinin nga kontekste rurale që kishin vuajtur aq shumë nga regjimi. Unë nuk isha i tillë, isha ndryshe nga ata dhe ndihesha gati fajtor. Kështu me librin tonë ne vendosëm të përpiqemi të tregojmë për kompleksitetin e Shqipërisë”.

Po sot sa e vështirë është ta përshkruash Shqipërinë? “Është shumë e vështirë. Gjithçka sillet rreth Edi Ramës, mikut të Bashkimit Evropian, që kishte si projekt sjelljen e Evropës në vendin tonë. Pas kaq shumë vitesh, ky projekt në thelb ka dështuar.

Rama ka ndryshuar shumë, ka hequr dorë nga roli i intelektualit të përkushtuar, ai ka mësuar t’i flasë “barkut”të njerëzve. Por ai është i lodhur, dhe pushteti është i përgjumur. Ai e ka rrethuar veten vetëm me njerëz besnikë, dhe kjo edhe për shkak të kufizimeve të karakterit të tij, por nuk ka më një projekt, një vizion.

Lexo edhe :   Ja çfarë ka ndodhur në vendin tonë në 24 orët e fundit

Problemi është se njerëzit nuk shohin më një alternativë në opozitë. Aktualisht jemi në një stanjacion:Rama nuk di çfarë të bëjë me gjithë pushtetin që e ka përqendruar në duart e tij. Por nuk është e qartë se kush mund ta zëvendësojë atë. Ekziston nevoja për një vizion të ri, qëpër momentin nuk është i dukshëm”.

Vehbiu, që përveçse është një shkrimtar i vlerësuar, ka themeluar dhe drejton prej vitesh portalin“Peizazhe të fjalës”, është një vëzhgues i vëmendshëm mbi klimën politike shqiptare. “Rama dhe Shqipëria janë si ‘Prometeu’ i një libri të famshëm të Ismail Kadaresë:Në një moment të caktuar, shqiponja nuk vjen më për të ngrënë mëlçinë e Prometeut, dhe ai rrezikon të asfiksohet nga rigjenerimi i organit.

Lexo edhe :   Shqipëria votohet për herë të parë për anëtare të KS të OKB

Pra këtu po mungon “shqiponja”. Dhe Rama dhe ‘sistemi’ i tij rrezikojnë të bien për shkak të mungesës së kundërshtarëve të besueshëm. Për vite ka pasur shumë kontribute intriguese, por tani ka vetëm një gramatikë nacionaliste, të zbrazët, të pakuptimtë.

E vetmja risi është ardhja në Shqipëri e partisë kosovare Vetëvendosje, pas triumfit në Kosovë. Ata janë seriozë, kanë besueshmëri, kanë reputacionin e njerëzve të ndershëm. Ekziston edhe një e majtë radikale, e të rinjve të pa kompromentuar me të kaluarën, të cilët nuk kanë frikë të flasin për të drejtat dhe të akuzohen si “komunistë”. Por në fund janë ata që largohen vendi”.

I lindur në një familje me origjinë nga jugu, Vehbiu vetë është puro tiranas. Si i sheh ai ndryshimet e furishme në këtë qytet 30 vite pas shembjes së komunizmit? “Ndryshimet në Tiranë tregojnë historinë shqiptare, dhe jo vetëm të viteve të fundit.

U gjetën rrugë dhe ndjeshmëri të ndryshme për të shpëtuar Teatrin Kombëtar, por më pas politika u përpoq të përshtatej dhe shumë njerëz u tërhoqën. Pastaj Covid-19 nuk ndihmoi aspak lëvizjet qytetare. Si ishte e mundur të votohej më 25 prill, kur spitalet nuk kishin para për oksigjen?

Ajo që ndodh sot në Tiranë flet për trashëgiminë e Perandorinë Osmane, për dominimin italian, për Mbretin Zog, për komunistët dhe oligarkët e sotëm, zotërit e vërtetë të vendit. Arka e shtetit është bosh, dhe shitja në copa e Tiranës tek pronarët e godinave – të cilët ndoshta pastrojnë të ardhurat e trafiqeve të paligjshme, me pallatet e reja përherë bosh – është mënyra e vetme për të pasur likuiditet.

Pushteti është përpjekur gjithnjë që të modifikojë kryeqytetin sipas shijes së tij. Tirana i ka rezistuar gjithmonë pushtetit, por sot duhen burimet e kësaj rezistence. Sot rezistenca është kundër oligarkëve, por problemi është se në Shqipëri për shumë të rinj këto personazhe janë modele.

Mjerisht, ndjesia e së mirës së përbashkët, është ende viktimë e një trashëgimie të regjimit komunist:ajo që i përket shtetit nuk është e imja, nuk më intereson mua. Dhe ata i morën qëtë gjitha, me shfaqjen e këtyre burrave të fortë si Donald Trump, i cili në fakt ishte shumë i dashur nga opinioni publik shqiptar.

Shumë prej tyre kishin lidhje me Sigurimin e Shtetit, kishin fonde të mëdha, të cilat nuk i raportuan. Kur ra regjimi, ata hodhën bazat për pushtetin e tyre aktual. Çfarë duhet bërë në këtë situatë? Nuk e di. Brezi i prindërve të mi kishte ëndrrën e socializmit dhe të një Shqipërie që doli nga një kohë arkaike dhe u bë një komb modern. Brezi im kishte ëndrrën e Evropës dhe të lirisë. Kjo gjeneratë duhet të ndërtojë ëndrrën e saj. Askush nuk do ta bëjë në vendin  e tyre”.

burimi: https://www.balcanicaucaso.org/aree/Albania/Albania-serve-un-sogno-210806

Përshtatur për Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...