E premte, 23 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Vdiq 5 mijë vjet më parë, shkencëtarët zbulojnë “pacientin zero” të murtajës

Shkencëtarët kanë identifikuar një pretendent të ri, të cilin e kanë quajtur “pacientin zero” të murtajës që shkaktoi “Vdekjen e Zezë”. Një njeri që vdiq më shumë se 5,000 vjet më parë në Letoni ishte infektuar me llojin më të hershëm të njohur të sëmundjes, sipas provave të reja.

Murtaja përfshiu Evropën në vitet 1300, duke zhdukur gjysmën e popullsisë. Valët e mëvonshme vazhduan të godisnin rregullisht për disa shekuj, duke shkaktuar miliona vdekje, shkruan BBC.

“Deri më tani kjo është viktima e murtajës më e vjetër e identifikuar,” tha Dr Ben Krause-Kyora i Universitetit të Kiel në Gjermani për mbetjet 5,300 vjeçare. Burri u varros me tre të tjerë në një vendvarrim neolitik në Letoni nga ana e lumit Salac, i cili derdhet në Detin Baltik.

Studiuesit sekuencuan ADN-në nga kockat dhe dhëmbët e të katër individëve dhe i testuan për baktere dhe viruse. Ata u befasuan kur zbuluan se burri në të njëzetat e tij ishte infektuar me një formë antike të murtajës, të shkaktuar nga bakteri, Yersinia pestis.

“Ai me shumë gjasë u kafshua nga një brejtës, mori infeksionin primar të Yersinia pestis dhe vdiq disa ditë më vonë, nga shoku septik,” tha Dr Krause-Kyora. Studiuesit sugjerojnë që lloji i lashtë u shfaq rreth 7,000 vjet më parë, kur bujqësia po fillonte të shfaqej në Evropën Qendrore.

Studiuesit sugjerojnë që murtaja u shfaq rreth 7,000 vjet më parë, kur bujqësia po fillonte të shfaqej në Evropën Qendrore. Ata mendojnë se bakteri mund të jetë hedhur në mënyrë sporadike nga kafshët tek njerëzit pa shkaktuar shpërthime të mëdha.

Njerëzit zakonisht preken nga murtaja pasi kafshohen nga një plesht brejtës që mbart bakterin e murtajës ose duke trajtuar një kafshë të infektuar me murtajë. Sëmundja ekziston edhe sot, por është e shërueshme me antibiotikë nëse kapet herët. Hulumtimi është botuar në revistën Cell Reports.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...