Kryeministri Rama ishte i pranishëm në shtëpinë e re të Ajet Meçjes në Durrës, për tragjedinë e rëndë që i ndodhi pas tërmetit të 26 nëntorit. Ai humbi vajzën, bashkëshorten dhe mbesën. Ajet Meçja humbi tre njerëzit më të shtrenjtë, ndërsa tregon se dhimbja vijon të jetë shumë e madhe.
Edi Rama: Gjyshja ime thoshte që vdekja zgjedh dhe nuk pyet për radhë, dhe shpesh herë zgjedh më të mirë. Për një të keq merr disa të mirë. Ajo që na mbetet ne është të jemi afër, të bëjmë maksimumin. Kemi marrë edhe këto masat e mbështetjes financiare.
Ajet Meçja: Nëse mund ta ndaja kohën time midis vajzave të djalit në Itali, dosja që sikur të kishte një hapësirë ligjore që të më mundësohej ai pensioni që është parashikuar, nëse ka hapësirë ligjore.
Edi Rama: Miku im, hapësirën ligjore e bëjnë njerëzit, nuk e bën Zoti. Zoti bën të tjera gjëra, që ne nuk i kemi bërë. Kështu që çfarë të duash ti do bëhet, si të duash ti do të bëhet.