E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Vdekja misterioze e bashkëpunëtorit të ngushtë të Merkel

Ambasadori gjerman në Kinë, Jan Hecker, ka vdekur, njoftoi ministria e Jashtme në Berlin. 54-vjeçari kishte marrë postin e ambasadorit në Kinë muajin e kaluar. Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së tij. Pasi mbërriti në Pekin në gusht, Hecker dhe familja e tij fillimisht kaluan nëpër karantinë që është e zakonshme në Kinë, për shkak të pandemisë Corona.

Prej vitit 2017 këshilltar i kancelares Merkel

UK G7 2021 Cornwall | Biden, Merkel und Jan Hecker

“Ne jemi të trishtuar dhe shqetësuar thellë me lajmin për vdekjen e papritur të ambasadorit gjerman në Kinë, Prof. Dr. Jan Hecker,” thuhet në mesazhin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë. “Në këtë moment, mendimet tona janë me familjen e tij dhe njerëzit që ishin pranë tij”. Hecker ka lindur në Kiel, ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë.

Kancelarja Angela Merkel shprehu shqetësimin e saj të thellë. “Unë jam e mërzitur për humbjen e një këshilltari shumë të vlerësuar afatgjatë, një njeriu me një shkallë shumë të lartë të humanizmit, një eksperti të jashtëzakonshëm”, tha ajo në një deklaratë të shpërndarë në Berlin. Para se të merrte postin e rëndësishëm në Pekin, Hecker ka qenë drejtues i sektorit të politikës së jashtme, sigurisë dhe zhvillimit në zyrën e kancelares, prej vitit 2017. Si këshilltar i politikës së jashtme, ai ishte një njeri shumë i besuar dhe bashkëpunëtor i ngushtë i kancelares Merkel.

Shok edhe në Pekin

China - Deutsche Botschaft in Peking

Ministria e Jashtme e Kinës gjithashtu ka shprehur ngushëllimet e saj pas vdekjes së papritur të ambasadorit të ri gjerman në Kinë. “Ne jemi të tronditur me lajmin për vdekjen e papritur të ambasadorit Jan Hecker,” tha zëdhënësi Wang Wenbin para gazetarëve. Që kur mori detyrën në fund të gushtit, ai ka punuar në mënyrë aktive për të promovuar marrëdhëniet midis dy vendeve.

Avokati dhe shkencëtari politik ka punuar si gjyqtar në Gjykatën Administrative Federale prej vitit 2011 deri në vitin 2015. Ndërsa më parë ka punuar në Ministrinë e Brendshme nga 1999 deri në vitin 2011. Zëvendësi i tij, i dërguari Frank Rückert, tani do të marrë përkohësisht detyrat e ambasadorit në Pekin. /DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...