E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Vdekja e 53-vjeçarit nga Ndroqi, reagon QSUT: Mori ndihmën mjekësore

Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ (QSUT), ka reagua lidhur me vdekjen e Lutfi Çekirit, 53-vjeçarit nga Ndroqi i Tiranës i cili ndërroi jetë, sipas familjarëve, pas mosmarrjes së ndihmës mjekësore.

Sipas Qendrës Spitalore, i ndjeri ka marr ndihmën e duhur mjekësore, ndërsa siguron opinionin publik se në qendrën spitalore në vend vijon shërbimi normalisht.

“Lidhur me rastin e publikuar në disa media dhe disa rrjete sociale, mbi rastin e pacientit L.Ç.,  Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” duke i shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit,  informon se nga verifikimet e kartelës klinike dhe ecurisë së ndjekjes klinike të pacientit, rezulton se pacienti në QSUT ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. QSUT sqaron publikun se trajtimi mjekësor  vijon pa ndërprerje, për të gjithë qytetarër që kërkojnë ndihmë mjekësore, pavarësisht diagnozave”, thuhet në reagimin e QSUT.

Ditën e premte Lutfi Çekiri, u paraqit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për të marrë ndihmë mjekësore.

Aty e kishin adresuar mjekët e Spitalit të Traumës, të cilët pasi i bënë një serum dhe e mbajtën disa orë në urgjencë mbrëmjen e së enjtes, e drejtuan në QSUT.

Ai vuante nga diabeti dhe stomaku por mjekët me të cilët mundi të fliste i thanë se duhet të shkonte në fshat te mjeku i lagjes.

E gjithë sorollatja nga Trauma te QSUT dhe indiferenca e mjekëve rezultoi vdekjeprurëse për 53-vjeçarin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...