E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Vdekja në rrethana misterioze e 4 turistëve në Qerret regjistrohet si vrasje

Katër shtetas rusë u gjetën të pajetë brenda një hoteli mesnatën e së premtes në Qerret të Kavajës. Natalia Burenkova, 58 vjeç, Sergei Burenkova, 60 vjeç, dhëndri i tyre Nikita Belousov, 37 vjeç dha vajza Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dyshohet se u asfiksuan, ndërsa raportimet nga uniformat blu kanë qenë kontradiktore.

Të dhënat kontradiktore

Fillimisht u tha se ata janë gjetur të asfiksuar në sauna, por ndryshoi dinamika e ngjarjes, pasi ata janë gjetur të pajetë në pishinë. Ata janë gjetur dy në shezlongët e pishinës dimërore, një buzë pishinës me gjysmën e trupit në ujë dhe një afër dhomës së saunës. Punonjësi që përgjigjet për pishinën e kishte pastruar gjatë ditës duke përdorur dhe klor, por është shumë e dyshimtë që asfiksia e tyre të ketë ardhur njëkohësisht dhe për të katërt nga përqindja e klorit në ujë. Në këto rrethana, misteri mbi vdekjen e tyre është i madh edhe për grupin hetimor, burime nga i cili thonë se pista më e mundshme është ajo e një vrasjeje pa gjurmë. Ndërkohë, pritet që të dalin rezultatet e autopsisë.

Shkaku i vdekjes

Mjekësia ligjore do të përcaktojë shkakun e vdekjes dhe orën, ndërsa në ambientet ku ata janë gjetur pa jetë nuk ka prani të ndonjë sendi të ndaluar apo shenja dhune në trupat e tyre. Dy çiftet ruse ndodheshin në Shqipëri, në kuadër të një udhëtimi turistik dhe pak orë para se të ndalonin në hotel në Qerret dhe të përdornin ambienteve e SPA përfshi edhe pishinën dimërore, ata kishin ardhur nga Ohri drejt Shqipërisë.

Vdekja e turistëve rus regjistrohet si vrasje

Materialet hetimore për vdekjen e katër turistëve rusë janë regjistruar në një procedim pa emër, për veprën penale të “Vrasjes”. Grupi hetimor pas mbledhjes së zhvilluar sot, vendosi të regjistroj hetimin nën këtë akuzë, pavarësisht se nuk kanë dalë në një përfundim, pasi janë në pritje të përgjigjes së analizave të ujit si dhe autopsisë së trupave të katër viktimave.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...