E hënë, 16 Maj, 2022
27.5 C
Tirana

Vdekja e turistëve rusë në Qerret, kamerat zbulojnë lëvizjet në hotelin luksoz

Detaje të reja janë hedhur në dritë sa i takon shkaqeve që çuan në vdekjen e katër turistëve rusë në Qerret të Kavajës. Viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

Turistët kishte ardhur në Shqipëri ditën e dielë. E ndërsa gjatë ditës shëtisin në qytete të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë, në darkë ktheheshin në hotelin që kishin zgjedhur në Qerret.

Rusët dje kishin udhëtuar drejt Ohrit, pasdite në Durrës dhe në darkë rreth orës 19:00-20:00 ishin rikthyer në Qerret. Ata nuk kishin konsumuar ushqim gjatë darkës në hotel. Në grup me familjen ruse, ishin edhe katër bashkatdhetarë të tyre.

Pushimet u kthyen në tragjedi

Çifti i bashkëshortëve rus Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe burri i saj, Nikita Belousov, 37 vjeç, kishin ardhur prej një jave në Shqipëri për të kaluar pushimet, por që fatkeqësisht iu kthyen në tragjedi. Ata u gjetën mbrëmjen e djeshme pa shenja jete brenda saunës së një hoteli luksoz në Qerret të Kavajës, ndërsa dyshimet e para janë se shkak ka qenë asfiksimi duke qëndruar më shumë seç duhet.

Çfarë tregojnë kamerat e sigurisë?

Kamerat e sigurisë së brendshme të hotelit tregojnë se kanë zbritur nga dhoma, dhe kanë porositur saunën dhe recepsionistja i ka dhënë robdishamb. Nuk janë futur në sauna. Recepsionstja ka shkuar dy herë duke çuar pije, dhe herën e tretë i ka gjetur burrë e grua me këmbët në pishinë dhe të shtrirë. Dhëndri ishte në shezlong dhe vajza e çiftit pak më tej.

Ndonëse dyshimet e para të vdekjes së turistëve rusë është asfiksia, burime nga Prokuroria e Kavajës thonë se Instituti i Mjekësisë Ligjore po kryen ekspertizën e trupave të pajetë, për të zbardhur shkakun e vdekjes. Dhe nëse kanë konsumuar pije alkoolike apo drogë, si dhe paralelisht po zhvillohet edhe ekspertiza për analizat bakteriologjike të ambienteve të saunës së hotelit, për të kuptuar nëse ka pasur ndonjë element kimik që mund të ketë shkaktuar vdekjen.

Ambasada Ruse ka çuar një përfaqësues të saj, për të ndjekur ngjarjen, dhe pritet që të vijnë edhe ekspertë rusë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Strategjia detare 2035

NGA GJENERAL PIRO AHMETAJ Shqipëria jonë është e bekuar me mbi 450 km vijë bregdetare, ndërsa hapësira e interesave detare (det i brendshëm dhe territorial)...

Deklaratat për SPAK/ Hajdari: Politika të qëndrojë larg drejtësisë, “peshqit e mëdhenj” janë në rrjetë

Në daljet e fundit për mediat, kryeministri Rama është shprehur se po pret me padurim që SPAK-u të godasë nga të katër anët. Duket...

Plagoset ish kandidati për kreun e PS-së, ngjarja në lokalin e reperit të njohur

Ish-kandidati për kreun e Partisë Socialiste në Durrës, Ardit Kërtusha, është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në...

Gazeta austriake zbulon skandalin e madh, stafi i Metës vihet në lëvizje. Ja çfarë do ndodhë

Presidenca ka reaguar pas artikullit në gazetën austriake "Kronen Zeitung", duke i cilësuar si shpifje dhe gënjeshtra të fabrikuara. Reagimi është përcjellë nga ana...

SPAK mes PD dhe PS

Dikur PD e drejtuar nga Lulzim Basha nuk besonte te SPAK, por më pas jo vetëm depozitoi disa denoncime por kërkoi i pari që...