E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Vazhdoni të mos keni nuhatje për shkak të Covid-19? Ja çfarë thonë ekspertët

Nga: Ally Hirschlag “Discover Magazine”

Në ditët e para të pandemisë së Covid-19, një simptomë në dukje më pak e rëndë, por megjithatë shqetësuese u bë virale në media: anosmia, ose humbje totale e nuhatjes.

Sipas disa studimeve, humbja e nuhatjes raportohej shpesh nga të sëmurët me Covid-19. Edhe shumë njerëz që kaluan një formë të lehtë të sëmundjes, vunë re një nivel të humbjes së nuhatjes si simptoma e tyre e vetme. Madje, një përqindje të konsiderueshme të pacientëve me Covid-19 nuk u është rikthyer plotësisht nuhatja, dhe kjo gjë po ndikon seriozisht në jetën e tyre të përditshme.

“Ne shohim shumë njerëz me Covid-19, që përjetojnë humbje të nuhatjes për një kohë të gjatë, 6-8 muaj. Dhe nuk e dimë akoma se çfarë përqindje e popullsisë do të pësojë humbje të përhershme të nuhatjes”, thotë dr.Riçard Doti i Qendrës së Nuhatjes dhe Shijes në Universitetin e Pensilvanisë.

Ekspertët thonë se humbja për një kohë të pacaktuar e nuhatjes, mund t’i shkaktojë dëme të mëdha shëndetin fizik dhe mendor të njerëzve në një periudhë afatgjatë. Për shembull, meqë mungesa e nuhatjes mund të ndikojë edhe në aftësinë tuaj për të shijuar, kjo mund t’i shkaktojë njerëzve mbi-ngrënie apo nën-ngrënie, gjë që mund të shkaktojë një mori sëmundjesh të lidhura me peshën.

Parosmia, ose shtrembërimi i nuhatjes, një tjetër simptomë e lidhur me nuhatjen dhe e raportuar shpesh nga pacientët me Covid-19, është gjithashtu një katalizator i njohur për sëmundjet e rënda mendore si depresioni dhe skizofrenia. “Gati një e treta e njerëzve kanë disa pasoja psikiatrike të shkaktuara nga Covid-19”, thotë Dot.

Pastaj ka probleme me sigurinë. Njerëzit që nuk nuhasin siç duhet, mund të mos e kuptojnë kur ka një rrjedhje gazi apo zjarr në shtëpinë e tyre. Në fakt, një numër disproporcional i të moshuarve vdesin nga helmimi aksidental nga gazi, pasi 3 në 4 persona mbi moshën 80 vjeç kanë humbje të konsiderueshme të funksionit të nuhatjes.

Një studim zbuloi se të moshuarit me një nuhatje të dobët,ishin 46 për qind më të rrezikuar nga vdekja brenda një dekade sesa ata që nuk kanë humbje të nuhatjes. Ndërkohë, humbja e nuhatjes mund të ndryshojë gjithashtu edhe kiminë e trurit në një mënyrë të tillë që mund të ndikojë në mendimin tuaj racional, përpunimin emocional dhe kontrollin motorik.

Lexo edhe :   Origjina e koronavirusit, dy janë teoritë që po studiohen

Nuhatja luan një rol të rëndësishëm në formimin e kujtimeve dhe ndjenjave të tërheqjes për shkak të ndikimit të feromoneve në tru. “Feromonet mund të shkaktojnë agresion, frikë, por edhe  mbyllje në vetvete”- thotë dr.Surda Pavol, profesoreshë në Departamentin e Otorinolaringologjisë në Spitalin Universitar Gai dhe Shen Thomas në Londër.

“Mungesa e nuhatjes dhe shijes mund të çojë në humbjen e libidos dhe vetëbesimit”- thekson ajo. Por Covid-19 nuk është e vetmja sëmundje që mund t’i shkaktojnë njerëzve humbje afatgjatë të nuhatjes. Një në katër amerikanë mbi moshë40 vjeçare, ka një farë shkalle të humbjes së nuhatjes për një numër arsyesh, duke filluar nga çrregullimet autoimune si Parkinsoni dhe deri tek ekspozimi ndaj kimikateve të rrezikshme në punë.

Lexo edhe :   “Nga 14 qershori”, ministrja Gjonaj njofton lehtësimin e masave në burgje

Pra, kjo epidemi e nuhatjes nuk do të zhduket sapo të marrë fnd pandemia e koronavirusit. Viruse të tjerë, si ai i së ftohurës së zakonshme, mund të ndikojnë edhe përgjithmonë në funksionimin e nuhatjes. “Ne shpesh shohim njerëz në të 40-at e tyre që raportojnë se pasi kaluan të situatë gripale, ende pas 6 muajsh kanë probleme me nuhatjen”, shpjegon Doti.

Humbja e nuhatjes e shkaktuar nga viruset ka tendencën që të ndodhë befas, ndërsa sëmundjet autoimune apo toksinat mjedisore shkaktojnë humbje më graduale të kësaj shqise. Shkencëtarët janë ende të paqartë sesi e dëmton nuhatjen Covid-19. Por ka disa lajme inkurajuese nga ata që kanë vuajtur nga “Covid i gjatë”, dhe kanë kaluar nga humbja totale e nuhatjes në deformimin e aromave. “Mendohet se kjo fazë reflekton rikuperimin ose rigjenerimin e neuroneve ndijore të nuhatjes”, thotë Pavol.

Sot ekzistojnë një numër trajtimesh të ndryshme për njerëzit me humbje të pjesshme të nuhatjes. Ato kanë shkallë të ndryshme të suksesit. Steroidet e hundës mund të jenë të dobishëm, ashtu si edhe operacioni nëse humbja është shkaktuar për shkak të një bllokimi strukturor.

Por humbja totale e nuhatjes, mund të jetë më e vështirë për t’u rikuperuar. Ndërkohë trajnimi i nuhatjes është një terapi që reklamohet shpesh dhe përfshin përpjekjen për të stimuluar receptorët e nuhatjes me aroma të forta si eukalipti, karafili, madje edhe amoniaku.

Burimi i lajmit: discovermagazine. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...